Analiza taktike/ Kros si vera e vjetër, roli i tij i vërtetë te madrilenët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2024 | 22:00

Analiza taktike/ Kros si vera e vjetër, roli i tij i vërtetë te madrilenët

Toni Kros vazhdon të jetë një pjesë e pazëvendësueshme për Karlo Ançelotin në skemën taktike të Realit. Prania e tij në fushë është jetike, sepse ai vazhdimisht ripërcakton lojën dhe e ngre performancën e ekipit.

17090376804397

Në sezonin e tij të dhjetë me Madridin, mesfushori gjerman (34) jo vetëm e ka vendosur veten si një shtyllë themelore, por e ka ngritur edhe më tej lojën e tij, duke lënë gjurmë në çdo ndeshje. “MBP School of Coaches” i ka bërë një analizë të detajuar paraqitjes së Toni Krosit duke eksploruar në detaje kontributin e tij në dinamikën e ekipit dhe se si ndikimi i tij ndikon në zhvillimin e lojës së Realit.

ANALIZA TAKTIKE – Një nga cilësitë më të spikatura të Krosit është shkathtësia e tij në pozicion, një karakteristikë që e lejon atë të luajë role të shumta në mesfushë.

Qoftë duke zënë pozicionin e mesfushorit të majtë, organizator i vetëm apo duke marrë rolin e organizatorit të dytë, numri 8 i Realit tregon përshtatshmëri të pashembullt, që i siguron skuadrës fleksibilitet taktik të pakrahasueshëm dhe performancë të jashtëzakonshme. Për shembull, kur trajneri italian zgjedh të luajë me 4-3-3, Toni zakonisht zë krahun e majtë në mesfushë.

Nga ana tjetër, kur “los blancos” luajnë me 4-4- 2 të zakonshme të këtij sezoni, atëherë ai vepron si frenues i dytë, duke pasur një rol më sulmues se shoku i skuadrës. Sidoqoftë, në situata të pafavorshme në tabelën e rezultatit, është Kros merr të gjithë përgjegjësinë sulmuese dhe vepron si i vetmi organizator. Duke u thelluar në zbatimin e bazave të lojës nga Kros, mjeshtëria e tij në ekzekutimin e një game të gjerë aftësish në fushën e lojës është e dukshme.

Talenti dhe aftësia e gjermanit reflektohen në çdo veprim që ai kryen, duke e bërë atë një pikë referimi në ekzekutimin e bazave kryesore të futbollit. Aftësia e tij për të lexuar lojën, vizioni i tij periferik dhe aftësia për të marrë vendime të shpejta e dallojnë atë si një strateg të vërtetë në fushë, i aftë për të ndikuar në rrjedhën e lojës me saktësinë dhe dinakërinë e tij. Tipari i parë i theksuar dhe një nga më të përsëriturit në lojën e tij, është aftësia për të siguruar kontrollin e lojës dhe nisjen e aksioneve duke zbritur drejt vijës mbrojtëse.

Kjo aftësi është thelbësore për ndërtimin e aksionit nga pjesa e pasme, pasi i lejon ekipit të fillojë veprimet sulmuese nga një pozicion solid dhe i organizuar mirë. Kur qendërmbrojtësit përballen me vështirësi për të kapërcyer linjat e para të presionit të kundërshtarit, Kros zakonisht zbret më poshtë duke vepruar si një mbrojtës i majtë “fals”, duke marrë rolin e fillimit të fazës sulmuese përmes pasimeve të sakta.

Ky përshtatje taktike tregon shkathtësinë dhe aftësinë e tij për të lexuar lojën, pasi ai e di kur është e nevojshme të ndërhyjë dhe të marrë kontrollin e lojës nga prapa. Një tjetër nga bazat në të cilat Toni spikat është aftësia e tij për të drejtuar lojën drejt hapësirave më të favorshme dhe për të ndryshuar drejtimin e lojës sipas nevojave të skuadrës.

Aftësia e tij për të lexuar lojën e lejon atë të identifikojë shpejt mundësitë e sulmit dhe të shpërndajë topin në mënyrë efektive për të destabilizuar mbrojtjen kundërshtare. Megjithatë, ajo që e dallon vërtet nga futbollistët e tjerë është aftësia e tij për të kontrolluar ritmin e lojës, gjë që i ka dhënë pseudonimin “metronom” i skuadrës.

Toni ka kontroll absolut mbi shpejtësinë dhe ritmin e ndeshjes, duke qenë në gjendje të shpejtojë ose ngadalësojë lojën në varësi të rrethanave dhe nevojave taktike të ekipit. Kjo aftësi i jep atij fuqi të pashembullt taktike dhe e lejon atë të diktojë rrjedhën e lojës sipas dëshirës.

KONKLUZIONI – Toni Kros vazhdon të tregojë pse është një nga mesfushorët më të mirë në botë. Performanca e tij e shkëlqyer, shkathtësia e pozicionit dhe zotërimi i bazave të lojës e bëjnë atë një pjesë thelbësore për suksesin e ekipit të tij këtë sezon.

Ndikimi i tij në fushë tejkalon statistikat dhe rezultatet, dhe trashëgimia e tij si një nga lojtarët më të mëdhenj të futbollit vazhdon të rritet me çdo ndeshje që luan.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"