Analiza/ Kampionë “të brishtë” kundër rivalëve, njihuni me 3 konkluzionet e duelit Lajpcig-Bajern

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2023 | 14:42

Analiza/ Kampionë “të brishtë” kundër rivalëve, njihuni me 3 konkluzionet e duelit Lajpcig-Bajern

Të besuarit e Tomas Tuhelit nuk ia dolën të merrnin tri pikët e radhës në transfertën e Lajpcigut, aty ku “demat” demonstruan karakter të fortë në pjesë e dytë, duke i ndalur Kejnin me shokë në kuotën e 1 pikëve në “Red Bull Arena”. Më poshtë po ju prezantojmë me 3 konkluzionet që prodhoi dueli më i fortë i javës së 6-të në Bundesligë për kampin e bavarezëve.Bajern

GUERREIRO, I AFTË NË MESFUSHË- Leon Gorecka dhe Joshua Kimish e nisën nga minuta e parë duelin karshi Lajpcigut në mesfushë. Edhe pse puna e tyre nuk la detaje negative, inkuadrimi i Rafael Guerreiros në vend të Goreckës, përgjatë pjesës së dytë, shfaqi tjetër temp nga portugezi në manovrat ofensive, jo vetëm duke krijuar të çara në zonën mike, por edhe kërcënuar para porte. Vlen të ceket se për 29- vjeçarin luzitan ky ishte takimi debutues në Bundesligë si bavarez dhe ai arriti të përshtatej mjaft mirë me kampionët. Besimi i trajnerit Tuhel në ngjitjen e Guerreiros deri ne mesfushë u shpërblye nga puna e ish-lojtarit të Dortmundit. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë roli i portugezit, pra do të qëndrojë në mesfushë apo do të rreshtohet në profilin natyral, mbrojtës anësor. Ai mund të inkuadrohet pa problem në të dyja linjat e prapavijës.

DOBËSITË NDAJ PRETENDENTËVE- Pas Leverkusenit, Lajpcigu arriti të dekodonte mbrojtjen e kampionëve dhe rrëmbimin e 1 pike. Rekordmenët e Gjermanisë në sezonet pararendëse, kur “përplaseshin” ndaj ekipeve kryesore brenda kufijve, tregonin “dhëmbët”, duke korrur fitore të bujshme dhe lojë spektakolare, tashmë trendi ka ndryshuar dhe kemi një Bajern më “të butë”. Kontrolli i lojës ka marrë nota jetike në ecurinë klubit nga Mynihu. 45 minuta e para ndaj Lajpcigut ata nuk ishin në gjendje të shfaqnin rrezikshmëri në portën mike, përpos dy golave të pësuar. Linjë të përngjashme dhuruan edhe me “aspirinat” në shtëpinë e tyre, e përfunduar me shifrat 2-2.

RIKTHIM KARAKTERI- Vulosja e fragmentit të parë me rezultatin 2-0 në favor të “demave”, pasuar me lojën e vakët të bavarezëve, nuk dha asnjë shpresë se ata do të riktheheshin në lojë me tjetër fytyrë në pjesë e mbetur. Jo vetëm që barazuan, por kishin edhe raste të pastra për të dalë me fitore nga “streha” e fituesve të Supërkupës së Gjermanisë, e cila do të vështrohej në formë e një hakmarrjeje, por që nuk ndodhi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"