ANALIZA/ Inkuadrimi në sulm i luzitanit, ja si “shahisti” Tuhel mposhti Arsenalin e talenteve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2024 | 12:03

ANALIZA/ Inkuadrimi në sulm i luzitanit, ja si “shahisti” Tuhel mposhti Arsenalin e talenteve

Pas njohjes me short in në vigjilje të fazës çerekfinale të Ligës së Kampionëve, edhe ikonat e Bajernit filluan të besonin se Arsenali do e kishte të lehtë avancimin kundër Bajernit. Por Tomas Tuhe i befasoi të gjithë me taktikat e aplikuara. Në bazë të analizës së detajuar prej mediumet “Bild”, vërehet qartë strategjia efikase e teknikut 50-vjeçar për të “peshkuar” Artetën dhe “topçinjtë”.

tuhel

GUERREIRO NË SULM-Askush nuk e priste që mbrojtësi portugez Rafel Guerreiro të zbarkonte titullar në linjën e majtë të fazës ofensive. Gjasat ishin që Til apo Myler të merrnin rolin e titullarit, kjo si pasojë e mungesë së Komanit dhe Gnabrit, por që vendosmëria e Tuhelit për t’i besuar aftësive të luzitanit rezultoi përcaktuese. Ai dha rezultat, jo vetën në mbulimin e kundërshtarit, por ishte i vetmi lojtar që i kishte dalë nga planet Mikel Artetës. Në çdo kontakt me topin, Guerreiro voziste lehtësisht në kahe të ndryshme të fushës, pasi mbulonte më shumë sesa një rol. Të gjitha pasimet në zonë vinin nga këmbët e Guerreiros dhe Joshua Kimish. Madje, Rafael shpesh herë depërtoni edhe nga qendra, ndonëse i mungoi goditja efikase në katërkëndëshin e anglezëve. Pas zhvendosjes nga Dortmundi te Bajerni, kurrë nuk e kishim parë Guerreiron të aktivizohet në korsinë e majtë të sulmit, tregues ky se Tuhel luajti “basti” e tij dhe përfundimi i dha të drejtë.

SPRINTIERI KIMISH –Freskia e Joshuas në krahun e djathtë u pa sa herë që kërkohej kontributi i futbollistit 29-vjeçar. Mjaft aktiv me topin në këmbë. Krijoi jo në pak raste korridore për shokët e ekipit, aty ku më flagranti përkoi me Musialën, por talenti gjerman e humbi kohën e goditjes dhe u bllokua. Për asnjë moment nuk u pa pasiguria. Ishte i aftë të organizonte lojën për të tijtë, duke shënuar edhe golin e fitores. Që kur Tuhel i besoi detyrën në krahun e djathtë të prapavijës, duket sikur Joshua është “rizgjuar”.

SAIMIR MBËRSI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"