Analiza/ Grup solid dhe pa limite, zikaltrit shtruan rrugën drejt finales

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2023 | 16:02

Analiza/ Grup solid dhe pa limite, zikaltrit shtruan rrugën drejt finales

Një derbi i dyfishtë, i fituar pa pësuar gol, i mundësoi Interit finalen e gjashtë në historinë e tyre, 13 vite pas herës së fundit të tyre.bvbcv

Skuadra e Inzagit ka shpërthyer në festë dhe ka një takim me historinë më 10 qershor, pas një faze grupesh që dukej e komplikuar, por që në vend të kësaj ka dhënë siguri. Nëse kampionati ka parë një Inter me ulje-ngritje, një skuadër të paqëndrueshme, në Europë ata kanë gjetur paraqitjet e tyre më të mira dhe nuk ka mbaruar me kaq. Eliminimet direkte – Porto, Benfika dhe më pas Milani. Pasi ndeshja e parë ndaj kuqezinjve u vendos në 11 minutat e para, Interi e përsëriti edhe në ndeshjen e dytë fitoren, duke arritur në finale pa humbur asnjëherë në fazën eliminatore të këtij edicioni.

E vërtetë është që zikaltrit shfaqen ndonjëherë të nervozuar dhe lejojnë ndonjë hapësirë të rrezikshme, aq sa të jep përshtypjen se mund të ndëshkohet nga momenti në moment, por pa iu dorëzuar asnjëherë kundërshtarit. Ndaj portugezëve dhe ndaj Milanit, skuadra e Inzagit ishte më solide dhe më e përqendruar se asnjëherë në të gjitha fazat dhe pa dyshim që meritat më të mëdha për këtë i shkojnë Simone Inzagit. Jo pak herë trajneri është kritikuar për zgjedhjet e tij dhe madje i është vendosur edhe pankina në dyshim pas humbjeve në kampionat, por ka treguar se nuk fal në menaxhimin e ndeshjeve direkte.

ENERGJITË – Një kënaqësi e madhe finalja për trajnerin zikaltër, i cili mundi të menaxhojë në mënyrën më të mirë lojtarët e tij, në të gjitha repartet. Ai më në fund ishte në gjendje të mbështetej te Lukaku, që u kthye ai i vërteti dhe këtë tregoi edhe në asistin për Lautaron. Edhe një herë tjetër ishte “LuLa”, që e ka bërë të ëndërrojë Interin, por pa lënë mënjanë edhe Brozoviçin. Kroati e nisi nga stoli, por po tregon që është gjithmonë gati të marrë në dorë frerët e mesfushës, ashtu si bënte një sezon më parë dhe po dhuron versionin më të mirë të tij.

Pas këtyre dhe rrotacioneve të shumta që ka aplikuar Inzagi, fshihet pa dyshim puna përgatitëse, që është bërë gjatë gjithë sezonit dhe forma optimale që ka pasur skuadra në këto muaj zjarri prilli i konsideruar tur force është përballuar me sukses dhe deri në fund Interi pritet të vazhdojë i tillë. Jo më kot pas vërshëllimës së trefishtë të Turpës, që zyrtarizoi kalimin në finale, Inzagi u pa të përqafonte bashkëpunëtorët e tij i emocionuar dhe në lot, ashtu si u pa edhe në krahët e Nikola Barelës. Italiani është personifikimi i shpirtit të këtij Interi, me grintë, i palodhur dhe me ndërgjegjësimin se ëndrra duhet çuar deri në fund.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"