Analiza e situatës te Bajern Mynih/ Nga mbrojtja te sulmi, kampionët në “gjumë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2023 | 21:18

Analiza e situatës te Bajern Mynih/ Nga mbrojtja te sulmi, kampionët në “gjumë”

“Nga engjëll në djall”, fraza ideale për të përkufizuar dy vizitat e fundit të Bajernit në shtëpinë e Eintraht Frankfurtit. Në datën 5 gusht të vitit 2022, kampionët shkatërruan “shqiponjat” e Frankfurtit me festival golash, saktësisht 6-1. Por kësaj radhe vendasit ia kanë kthyer “reston” bavarezëve, teksa i poshtëruan me shifrat 5-1.

BAJERN

Ndonëse këta të fundit kanë në ekipin e tyre shënuesi më të mirë në Europë, Herri Kejn, i cili ka realizuar 18 gola pas 13 prezencash në Bundesligë. Më poshtë po ju prezantojmë me 3 pikat që la pas “shuplaka” në dëm të rekordmenëve nga Mynihu.

“ALERGJIA” NGA PUSHIMET

– Kaluan me tepër se dy javë nga ndeshja e fundit që Bajerni kishte zbritur në fushë, përpara ballafaqimit me Eintraht Frankfurt. Pikërisht kjo distancë e gjatë ka ndikuar negativisht në ekipin e Tomas Tuhelit, në lidhje me rikuperimet e formës. U evidentua qartë se manovrat e miqve lëviznin ngadalë, pa ritëm dhe energji, veçanërisht në 30’ e para. Ruajtja e përqendrimit te Kejni me shokë nuk ekzistonte. Mbizotërimi i toksicitetit për të dyluftuar në marrjen e topit identifikoi qasjen e Bajernit, thuajse në të çdo cep të fushës.

MBROJTJA NË KAOS

– Përveç Matajsit de Ligt, pjesa tjetër e skuadrës ishte e gatshme të jepte kontributin në betejën e “Deutsche Bank Park”. Upamekano-Kim e nisën si titullarë takimin dhe patën përgjegjësinë në spastrimin e zonës, sikurse avancimin e ekipit me dalje deri në limite. Marmush, Knauf dhe Dina Ebimbe e patën të lehtë ti prishin kordonin e mbrojtjes mike. DejvsMazraui në stafetën e linjave të prapavijës, jo vetëm që nuk e rritën tempin e lojës, por dolën të humbur në ballafaqimin me kundërshtarit. Pas pjesë së parë për turp, Tuheli nuk priti asnjë çast në fraksion e së dytës, duke i zëvendësuar.

MUNGESA E KONKRETIZIMIT

– 6 tentativa, kuota e goditje të kampionëve në kuadrat, ama goli erdhi prej Joshi Kimish në trajtën individual, ç’ka do të thotë, mungesë e koordinimeve në zonën mike. Herri Kejn dhe Leroi Sane para pak javësh u analizuan në bazë të shifrave, si partneriteti më frytdhënës, por Frankfurti ka hedhur hije të reja dyshime se bavarezët ende “notojnë” mes problemeve në çdo repart.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"