Analiza e Milanit/ Nga “fantazma” Joviç te Çukveze, merkato… zhgënjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2023 | 21:32

Analiza e Milanit/ Nga “fantazma” Joviç te Çukveze, merkato… zhgënjen

Pas 10 ditësh kritike me tre ndeshje kundër të mëdhave, Milani i ngjante paksa versionit origjinal ku gjashtë nga dhjetë lojtarët në fushë ishin zëvendësues të titullarëve. Akoma më keq, rezervë e rezervës, si Mirante. Pastaj Kalulu dhe Florenci për Çaun dhe Teon, Musah dhe Adli për Loftus-Çikun dhe Kruniçin ndaj Juves e Leçes. Dhe pa Pulisiçin (i cili u largua duke tundur kokën ndaj Napolit), i sakrifikuar nga Pioli në favor të shëndetit. 

milan

Ndaj Leçes erdhi edhe pika që mbushi kupën.

MBROJTJA –

Një gjendje në të cilën trajneri e gjeti veten i papërgatitur. Gafë ndaj Juves, pakujdesi me PSGnë dhe ulje përqendrimi ndaj Napolit. Në të treja këto ndeshje alternativat sulmuese nuk funksionuan, pasi hynë në pjesën e dytë në përpjekje për të kthyer idetë (dhe golat). Duke llogaritur Udinezen dhe Leçen, Joviç vetëm sa zgjati serinë e ndeshjeve pa kontribut, Romero për Çukvueze kishin ngritur frenat e dorës dhe pak kohë në dispozicion për të provuar t’i jepte një ritëm të ri të lojës. Milan B, ai me rezervat e luksit, nuk bën dot atë që pritet. Pranohet që kjo të ndodhë ndaj Juves, por jo ndaj Udinezes dhe Leçes pa asnjë kthesë e befasishme nga pankina.

“FANTAZMA” JOVIÇ –

Përjashtimi që konfirmoi rregullin ishte Mirante ndaj Juves si zëvendës i portierit të dytë. Tri pritje të shkëlqyera, me të cilat ai pengoi Juventusin të dyfishonte epërsinë dhe ushqeu shpresat e kota të Milanit për një barazim, të cilin e arriti ndaj Napolit, por çuditërisht, me gafa të Menjasë. Në zonën tjetër Joviç nuk ishte aq i mprehtë sepse ndaj Juves nuk gjuajti kurrë ndërsa me Napolin preku një top që mund të ishte shndërruar në asist për Kalabrian. Me Udinezen si titullar dhe Leçen, më pas, ishte thjesht fantazëm.

Pastaj kemi Okaforin, në vend të Zhirusë e Leaos. Energjia e Oliviesë duhet të ruhet, por, siç ka ndodhur shpesh në të kaluarën, zëvendësuesit e tij e bënë atë të ndihej mungesa. Asnjë gjurmë e Okaforit, përveç dy golave me Kaljarin, teksa zero minuta për Çaka Traore, anësori i skuadrës së të rinjve i shtuar në listën e rezervave pas dëmtimit të Çukvuezes që ndaj Leçes ishte pak më shumë se një hiç në aspektin e kontributit.

EKSPERIENCA E PAKTË –

Në netë si ajo ndaj Juves apo minimalisht Udinezes, milanistët prisnin që Leao të ndizte sfidën, ose në një kthesë nga Zhirusë i cili u shfaq për një pjesë të mrekullueshme në Napoli. Edhe Rafa përpiqet, por të paktë janë ata që i kanë kuptuar idetë e tij. Linjat e dyta janë përshtatur me të parat. Muskujt dhe përvoja e Loftus-Çikut do të ishin të nevojshme në mes kundër Leçes, por shpenzimi energjik ndaj PSG-së bëri që Pioli të meditonte zgjedhje të tjera.

Nga Musahu trajneri ka marrë vetëm forca fizike dhe pak shkathtësi, por edhe gabime naive si ato ndaj Leçes që kushtuan dy pikë. Adli del shpesh në lojën e tij, të vështirë, por jo shumë të mprehtë. Megjithatë, performanca e tij ishte më mirë se e Kruniç, të cilit ia liroi vendin, por boshnjaku ishte bashkëpunëtori fatkeq i fitores së Juves, teksa as ndaj Leçes nuk ra në sy. Me një linjë mbrojtëse pothuajse tërësisht të re sepse dëmtimet po bëjnë të vetën, rotacioni bëhet arma me teh të dyfishtë e Piolit. Një ngushëllim i vogël vjen nga të menduarit për ndalesën e kombëtareve që Milanit do t’i rikthejë disa të dëmtuar si Kalabria e Pulisiç, por ka shanse të mira edhe Leao.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"