Analiza e Interit/ Kalendari i ngjeshur, vjen momenti i rrotacionit te skuadra e Asllanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2023 | 19:51

Analiza e Interit/ Kalendari i ngjeshur, vjen momenti i rrotacionit te skuadra e Asllanit

Juve u arkivua, Benfika tëmërkurën dhe Napoli të dielën kanë qenë tri ndeshjet e ngjeshura që ka pasur në axhendë Interi në këtë periudhë të ngjeshur, ku i vetmi lehtësim për zikaltrit, është fakti që kualifikimi në fazën tjetër në Ligën e Kampioneve është siguruar. Prandajnë Portugali ndryshimet në formacion janë marrë të mirëqena, edhe pse do të ketë më pak nga çfarë mundtë kishte parashikuar Inzagi në nisje të pauzës së kombëtareve.

INTER

MBROJTJA DHE MESFUSHA -Në mbrojtje ka pak mundësi zgjedhjeje, duke pasur parasysh mungesat e Pavarit dhe Bastonit, ndaj përdorimi i Bisekut me Benfikën duke avanacuar Darmianin, për t’i dhënë mundësi Dumfristi të pushojë, është i mundshëm. Rikuperimi i Kuadrados është thelbësor në këtë moment. Nëse përgjigja e tendinit të Akilit do të vazhdojë të jetë pozitive, kolumbiani mund të jetë një aset i rëndësishëm në Lisbonë.

Një tjetër ndryshim në rendin e ditës është ai në të majtë mes Karlos Augustos dhe Dimarkos, me brazilianin kandidat për një fanellë titullari. Pjesa tjetër është një lojë enigmash, ku De Vraji dhe Açerbi janë pengje që nuk mund të injorohen për momentin.Vlerësime të tjera dhe më të sakta do të bëhen sot, edhe për mesfushën ku Asllani dhe Fratezi janë opsione konkrete, për t’i dhënë pak pushim Çalhanoglusë dhe njërit mes Mikhitarianit dhe Barelës.

SULMI – Më pak mundësi ka Inzagi përpara, aty ku Sançezi ka kryer dje stërvitje të personalizuar dhe shpreson të jetë gati në limitet e kohës. Arnautoviçi nga ana tjetër është gati të zbresë në fushë dhe pas minutave ndaj Juves, pritet të jetë titullar ndaj Benfikës, duke marrë vendin e njërit mes Turamit dhe Lautaros. Ulja e njërit prej tyre në stol është e domosdoshme, duke parë kalendarin e ngjeshur, pavarësisht se me ta në fushë Interi niset gjithmonë i avantazhuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"