“Amnisti” dhe largime, zhvillime te skuadra e Kategorisë së Parë përpara ndeshjes së kampionatit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2022 | 10:58

“Amnisti” dhe largime, zhvillime te skuadra e Kategorisë së Parë përpara ndeshjes së kampionatit

Ka zhvillime në kampin juglindor. Tre futbollistë janë larguar zyrtarisht dhe tre të tjerë kanë fituar “amnisti”.

Maliqi Ivani

Klejdi Rapo, Romario Çelniku e Xhuljan Trëndafili ndërprenë bashkëpunimin edhe pse sezoni nuk ka përfunduar ende. Pas humbjes në Sarandë, drejtuesit vendosën që të përgjysmonin pagat.

Për shkak të rezultateve negative dhe pamundësisë financiare, lojtarëve iu la e drejta e zgjedhjes. Me përjashtim të Rapos, Çelnikut dhe Trëndafilit, e pranuan këtë sforco financiare.

Paolo Ivani, Shkëlzen Tako dhe Jorgo Qeleshi janë falur nga klubi. Ata ishin pezulluar për sjelljet e pahijshme, por duke qenë se kërkuan ndjesë para ekipit, u kthyen.

ILDI MEROLLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"