Amerikanët e Italisë mbetën keq, vetëm dy juventinë u dhanë autografe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2024 | 11:10

Amerikanët e Italisë mbetën keq, vetëm dy juventinë u dhanë autografe

Italia mbylli mbrëmjen e djeshme turin e saj të miqësoreve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndonëse pas dashamirësisë së shfaqur në Florida, zbarkimi në Nju Jork ishte më pak i bukur, të paktën duke parë reagimet në rrjetet sociale.

chiesa locatelli

Ndonëse për të pritur “Axurrët” ishin disa qindra tifozë në zonën VIP të aeroportit, në dalje të saj shumë fëmijë dhe prindërit e tyre kanë mbetur shumë të indinjuar lidhur me ftohtësinë e kampionëve të Europës në fuqi. Në dalje nga ashensori, pavarësisht shumë thirrjeve për të marrë një kujtim nga beniaminët e tyre, vetëm dy lojtarë juventinë u ndalën për autografe dhe foto të momentit, edhe për pak sekonda. Dy të vetmit ishin dy juventinë, Federiko Kieza dhe Manuel Lokateli.

Sulmuesi dhe mesfushori bardhezi firmosën autografe dhe pranuan disa foto, ndërkohë që virale është bërë një mimikë jo e bukur e mbrojtësit të Romës, Xhanluka Mançini, i cili duket sikur ndihet i bezdisur nga thirrjet për autografe. Gjithsesi, të paktën pasditja italiane u mbyll e lumtur, duke qenë se Italia fitoi edhe miqësoren e saj të dytë në Amerikë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"