Alvaro Morata rrëfen për tmerrin që kaloi pas lindjes së vajzës: M’u shemb bota, kisha frikë se mos e humbja gruan përgjithmonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2023 | 14:44

Alvaro Morata rrëfen për tmerrin që kaloi pas lindjes së vajzës: M’u shemb bota, kisha frikë se mos e humbja gruan përgjithmonë

Sulmuesi Alvaro Morata ka folur për situatën e vështirë që kaloi bashkëshortja e tij pas lindjes së vajzës Bella. Në emisionin “Verissimo”, Morata tmerrin që kaloi dhe kur mendoi se do të humbiste bashkëshorten.

erytr

“Gjithçka dukej perfekte, ishim në dhomën e spitalit dhe e kisha fëmijën në krahë kur duke parë Alicen kuptova se diçka nuk shkonte. Fillova të ndihesha keq për të, kisha frikë se mos e humbja përgjithmonë. Shihja mjekë që hynin e dilnin nga dhoma ku unë isha bashkë me nënën dhe vjehrrën time. Ata po mendonin nëse do t’i hiqnin apo jo organet por unë kundërshtova. Më kujtohen fjalët e një mjeke që thoshte ‘rëndësi ka që fëmijët tuaj të kenë nënën e tyre. U deshën më shumë se dy orë që gjithçka të kthehej pak a shumë në normalitet. Në ato momente nuk dija çfarë të mendoja, m’u shemb bota. Kur Alice kaloi fazën e rrezikut dhe të ndihej më mirë fillova të villja nga stresi”, deklaroi kapiteni i kombëtares spanjolle.

Kujtojmë që çifti ka 4 fëmijë, 3 djem dhe një vajzë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"