Alemani bën prapaktheu, do të qëndrojë drejtor sportiv i Barcelonës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2023 | 15:42

Alemani bën prapaktheu, do të qëndrojë drejtor sportiv i Barcelonës

Largimi i drejtorit sportiv të Barcelonës, Mateu Alemani, drejt Aston Vilës, ka dështuar. JXCKNMV

Nëse largimi i tij në klubin anglez ishte paralajmëruar si i sigurt pak ditë më parë, pas një takimi të fundit mes palëve ky opsion është përjashtuar. Edhe sot e kësaj dite, gjithçka tregon se drejtori sportiv i katalanasve do të qëndrojë në detyrë.

PRAPAKTHEU – Barcelona njoftoi ditë më parë se kishte arritur një marrëveshje që Alemani të largohej nga klubi në fund të këtij sezoni, pavarësisht se ka ende një vit në kontratën e tij. Kjo marrëveshje iu përgjigj kërkesës së Alemanit për ndryshimin e drejtimit profesional. Laporta i kishte dhënë OK-in me kusht që të përfundonte edhe merkaton e verës përpara se të largohej. Por e vërteta ishte se Alemani nuk kishte nënshkruar asgjë me klubin e Premier Ligës. Në këtë situatë dhe me negociatat që dështuan, Alemani i ka ofruar Laportës që të vazhdojë te Barcelona.

Dhe presidenti i Barcelonës ka rënë dakord që ai të vazhdojë deri në fund të kontratës së tij. E vërteta është se drejtori sportiv është takuar prej një ore me presidentin Joan Laporta në zyrën e tij në “Camp Nou”. Pas këtij takimi, Alemani shkoi në qendrën sportive “Joan Gamper Sports City”, ku u takua edhe me Dekon, njeriun që është kandidati kryesor për ta zëvendësuar dhe me të cilin tani do të punojë në strukturat drejtuese nëse konfirmohet zyrtarisht qëndrimi i tij në detyrë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"