Alegri shton golat te Juvja, bomberi bardhezi rikthehet nga dëmtimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2023 | 13:50

Alegri shton golat te Juvja, bomberi bardhezi rikthehet nga dëmtimi

Më në fund edhe Arkadiuzh Milik rikthehet në dispozicion të Juves. Sulmuesi polak, i cili përpara dëmtimit ishte lojtari më në formë, nën urdhrat e Masimiliano Alegrit, pritet që të jetë në dispozicion, pas pauzës së kombëtareve.

milik

Nga sot, 29-vjeçari do të nisë stërvitjen në “Kontinasa”, në pritje që grupi i bardhezinjve të bashkohet pas ndeshjeve të kombëtareve dhe Milik të rikthehet të shënojë sërish për Juven.

Mëngjarashi bardhezi ishte lojtari që i jepte shumë alternativa Alegrit në fazën ofensive, por këtë luks “Konti Maks” do të rikthehet që ta ketë në pjesën më të rëndësishme të sezonit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"