Alegri i bën të gjithë lëmsh, vendos Kostiç mbrojtës dhe Kambiaso si sulmues krahu në… tredhëmbësh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2024 | 19:46

Alegri i bën të gjithë lëmsh, vendos Kostiç mbrojtës dhe Kambiaso si sulmues krahu në… tredhëmbësh

Masimiliano Alegri kërkon të ndryshojë udhën e skuadrës së tij, por për ta ndryshuar atë duhet të ndryshojë edhe diçka në formacion, më saktë duhet të shpikë diçka të re, duke parë atë që ka provuar edhe ditën e djeshme.

ALEGRI

Ashtu siç është përfolur dhe siç u pa në mesin e pjesës së dytë ndaj Veronës, trajneri i Juventusit duket i profilizuar që të kalojë nga 3-5-2 në një 4-3-3, për të provuar që të shkundë lojtarët, por në të njëjtën kohë ndoshta të bëhet më pak i parashikueshëm dhe njëkohësisht më i rrezikshëm për kundërshtarët. Por në testin e organizuar dje, përpara 600 tifozëve prezent, “Konti Maks” provoi të përziejë disi letra, duke nxjerrë jashtë roli jo pak, por tre lojtarë, kjo ndoshta e shtyrë edhe nga fakti që në mbrojtje, ndaj Frozinones, nuk do të mund të mbështetet as te Danilo e De Shiljo, të dëmtuar, por ndoshta edhe te Sandro.

Kështu që në një prapavijë me 4 lojtarë, ai kthehu shumë metra mbrapa kundrejt pozicioneve të tyre Kostiçin (mesfushor), si mbrojtës i majtë dhe Ueah (mesfushor ofensiv) si mbrojtës të djathtë. Por surpriza që bëri të habiteshin të gjithë ishte Andrea Kambiaso në rolin e sulmuesit të djathtë, në repartin me 3 lojtarë. Mbrojtësi i majtë, që në Torino brenda pak ditëve ka nisur që të eksperimentohet me sukses si mesfushor i djathtë, duket se do të testojë veten edhe në një tjetër rol të ri për të. Arsyeja është që Juventusi ndoshta të ketë më ekuilibër, pasi ideja e Alegrit dihet që sulmuesit duhet të jenë mbrojtësit e parë kur kapen në kundërsulm…

asdsasadsdasdsa

Pastaj, Kambiaso ka treguar se jo vetëm e njeh shumë mirë portën, por në të njëjtën kohë di të bëjë si ndërlidhësin e reparteve, ashtu sikurse të garantojë saktësi, driblim dhe shpejtësi sa herë që ka topin në këmbë. Ideja është që nëse Kambiaso do të luajë shumë lart në fushë në momentet që Juventusi do të ketë topin, në rastet e kundërta 4-3-3 do të transformohej lehtë sisht në një 4-4-2 ose 5-3-2, me Kambiason që do i duhet të zbresë në mbulim, në ndihmë të mesfushës dhe mbrojtjes.

Gjithsesi, nëse kjo ka qenë thjesht një ide për të shpërqendruar rivalët, apo diçka që ai ka vërtet ndërmend ta provojë, do të mësohet me Frozinonen, të dielën në mesditë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"