“Alegri dhe Pioli po keqtrajtohen”, Moxhi analizon Serinë A: Milani të mendojë… Europën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2024 | 21:42

“Alegri dhe Pioli po keqtrajtohen”, Moxhi analizon Serinë A: Milani të mendojë… Europën

Alegri dhe Pioli po keqtrajtohen pa ndonjë arsye të vërtetë”. Në faqet e revistës “Libero”, si çdo të martë, Luçiano Moxhi analizon aktualitetin e kampionatit italian. Natyrisht e nisi me kryesuesit e Serisë A duke vijuar analizën në të gjithë situatën:

Moxhi

“Këtë vit Interi po imiton kampionatin e fundit të Napolit. Ndryshe nga ekipi i Spaletit, ai i Inzagit fiton duke luajtur si ekip. Milani dhe Juvja po kritikohen shumë nga mediat, veçanërisht dy trajnerët.

Kur Milani nuk fiton, cikli i Piolit duket se është gjithmonë në fund, më keq për Alegrin, të cilit i kërkohet të largohet çdo ditë sepse skuadra, sipas komentuesve dhe tifozëve, fiton duke luajtur keq, por mbi të gjitha sepse duhej të vazhdonte të kishte të njëjtin ritëm me Interin, duke qenë se nuk është e përfshirë në turnetë europiane.

Në të vërtetë, emrat e zëvendësuesve të mundshëm të Alegrit qarkullojnë, pavarësisht se ai është i dyti në renditje. Pioli mund t’i bindte tifozët vetëm nëse do të fitonte kampionatin, gjë që padyshim nuk mund ta bëjë dhe ndoshta nuk do të mjaftonte”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"