Alban Hoxhës i hap punë një qen, shiu nuk i ndal tifozët dibranë/ Ja pikantet e sfidës Korabi-Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2023 | 21:33

Alban Hoxhës i hap punë një qen, shiu nuk i ndal tifozët dibranë/ Ja pikantet e sfidës Korabi-Partizani

Ndeshja Korabi-Partizani pritej me shumë interes në Peshkopi, për vetë faktin se klubi i kuq ka shumë dashamirës në Dibër.

Hoti

Për më tepër, pjesë e “demave” është edhe sulmuesi Xhuliano Skuka, një idhull për tifozët dibranë, pasi luajti për katër sezone me Korabin. “Panorama Sport” ju sjell të gjitha pikantet e ndeshjes së djeshme.

* Edhe pse shiu nuk pushoi thuajse gjatë gjithë ndeshjes, në stadium kishte të pranishëm mbi 1 mijë tifozë dibranë, ndërsa nuk mungonte as një grup i vogël ultrasish të Partizanit, të grupimit “Guerrils”, që kishin shfaqur banderolën e tyre në tribunën përballë.

* Sulmuesi Xhuliano Skuka nuk festoi pas golave në shenjë respekti për ish-skuadrën, ndërsa kur u zëvendësua, u duartrokit gjatë nga tifozët.

* Portieri dhe njëkohësisht kapiteni i Partizanit, Alban Hoxha, u rikthye titullar nga trajneri Kolela. Ashtu si në derbi, ky aktivizim i tij përkoi me një fitore të të kuqve.

hoxha

Dje Hoxha nuk kishte punë vetëm me sulmuesit kundërshtarë, pasi në një moment të ndeshjes, atij iu afrua në zonë një qen, i cili kishte kapërcyer rrethimin e fushës. Mes të qeshurave të publikut, portieri i Partizanit u kujdes të largonte butësisht qenin nga fusha dhe vazhdoi normalisht lojën.

* Para se të niste ndeshja, u mbajt një minutë heshte në nderim të ish-futbollistit të Korabit, Lutfi Manjani, i cili u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare. Ndërkohë, ai u vlerësua nga bashkia me titullin “Qytetar Nderi” pas vdekjes, si dhe nderi i klubit Korabi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"