Alban Hoxha bashkohet me skuadrën, Partizani me 3 mungesa ndaj Laçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2017 | 11:21

Alban Hoxha bashkohet me skuadrën, Partizani me 3 mungesa ndaj Laçit

Partizani ka qenë i plotë dje, pasi grupit i është bashkuar edhe kapiteni Alban Hoxha, i cili ka qenë i grumbulluar me ekipin kombëtar. Përpos ardhjes së portierit Hoxha, stafi nuk i ka të gatshëm të gjithë lojtarët për Laçin. Çani dhe Fili pritet të mungojnë për probleme fizike, ndërsa braziliani Uarlej nuk ka kondicionin e duhur.

Partizani

Sulmuesi Mustafa Xhixhiua ka qenë protagonisti i ndeshjes së kontrollit, e cila u zhvillua gjatë ditës së enjte. Kamerunasi pati një debat me mbrojtësin Ibrahimi, për një ndërhyrje të rrezikshme, por edhe të tjerët u ankuan se nuk pasonte. Dje Xhixhiua ka pasur një takim special me Luçiano Moxhin, i cili i ka dhënë kurajë sulmuesit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"