Alarmon ylli i Sitit, i sëmbon muskuli që e tradhton gjithnjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2024 | 22:14

Alarmon ylli i Sitit, i sëmbon muskuli që e tradhton gjithnjë

Kevin De Bryjne u rikthye vetëm së fundmi nga dëmtimi muskulor që pësoi në muskujt e pasmë të kofshës që në ndeshjen e parë të sezonit kundër Bërnlejt.

de bryjn

Mesfushori iu nënshtrua një operacioni dhe humbi pesë muaj, përpara se të kthehej në një ndeshje të Kupës FA kundër Hadërsfilldit më 7 janar. 32-vjeçari ka shkëlqyer që atëherë, duke bërë tetë paraqitje në të gjitha kompeticionet, por ai mbeti në stol gjatë fitores 1-0 të Sitit ndaj Brentford të martën.

Dhe, duke folur pas ndeshjes, trajneri Pep Guardiola konfirmoi se ai nuk luajti prej një shqetësimi në muskujt e pasmë të kofshës:

“Ne nuk e përdorëm Kevinin, sepse ai ka sëmbim në muskujt e kofshës. Ai është në rregull. Është më shumë kujdes dhe parandalim. Nuk ndihej rehat dhe mjekët thanë se kishte pak rrezik. Pas 5 muajsh pushim nuk donim të rrezikonim”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"