Al-Nasr nuk ndalet vetëm me Ronaldon, vazhdon plani i çmendur për dy lojtarë të Realit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2023 | 19:40

Al-Nasr nuk ndalet vetëm me Ronaldon, vazhdon plani i çmendur për dy lojtarë të Realit

Al-Nasr nuk ka ndër mend të ndalet te Kristiano Ronaldo. Mediat arabe dhe ato spanjolle kanë bërë me dije se klubi i kampionatit saudit është vënë në kërkim të shërbimeve të dy lojtarëve të Realit të Madridit, Eden Hazard dhe Luka Modriç.

ronaldo

Gazeta saudite “Alyaum” ka nënvizuar se Modriç ka marrë një ofertë marramendëse nga klubi i Al-Nasr dhe kjo e ka vënë atë në mendime. Për 37-vjeçarin mendohet se Al-Nasr i ka propozuar një pagë prej 40 milionë eurosh.

Është kjo dhe arsyeja përse rinovimi i tij me Realin e Madridit ka ngecur kohët e fundit, ndonëse kroati kishte deklaruar se ishte gati të firmoste në çdo kohë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"