Al Kelaifi dhe drejtori sportiv në kundërshtim me njëri-tjetrin, ylli i mesfushës drejt largimit nga PSG

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2023 | 11:43

Al Kelaifi dhe drejtori sportiv në kundërshtim me njëri-tjetrin, ylli i mesfushës drejt largimit nga PSG

PSG po kalon një nga momentet më të vështira të viteve të fundit. përveç rezultateve që nuk kanë qenë aspak brenda pritshmërive, situata është e vështirë edhe në klub e në dhomat e zhveshjes.

verrati

Mesi është i larguari i parë nga skuadra megjithëse jo zyrtarisht, teksa drejt asaj rruge është edhe Nejmar. Një tjetër emër i rrezikuar për tu larguar nga skuadra, tashmë është Marko Verrati. Mediat franceze raportojnë se paraqitjet e mesfushorit italian këtë sezon, nuk janë nga më të mirat dhe për këtë, po mendohet largimi i tij.

Vetë presidenti Al Kelaifi nuk është shumë dakord që mesfushori të largohet, duke i ditur cilësitë e tij. Megjithatë, drejtori sportiv Luis Kampos është dakord që Verrati të largohet pas 11 vitesh aventurës, pasi ai mund të gjejë një futbollist që mund ta zëvendësojë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"