Akuzat/ Franca, urdhër-arresti për arkitektin e Botërorit
Drejtësia franceze ka lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar kundër ish-presidentit të Konfederatës së Futbollit Aziatik, Mohamed bin Haman, i konsideruar si arkitekti i atribuimit të Kupës së Botës 2022 në Katar.
Gazeta franceze “L’Equipe” raporton se akuzat janë ngritur në kuadër të hetimit për korrupsion në votimin ku vendi i Gjirit u shpall kandidaturë fituese.
Sipas asaj që ka raportuar të martën gazeta franceze, urdhri i arrestit është lëshuar më 22 qershor dhe është i treti i lëshuar nga gjyqtari Serzh Turner në kuadër të këtij hetimi, i pari ndaj një zyrtari sportiv të Katarit.
Më parë, magjistrati kishte kërkuar arrestimin e ish-presidentit të Konfederatës së Oqeanisë Rejnald Temari dhe dy personave të tjerë, një këshilltar dhe një avokat, të dy francezë. Bin Haman nuk i është përgjigjur thirrjes së gjyqtarit, gjë që motivon urdhrin e arrestit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"