“Akoma nuk kuptoj çfarë ndodhi”, Hebeja komenton tensionin: Të mos “fluturojmë”, gara vazhdon ende

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2023 | 23:12

“Akoma nuk kuptoj çfarë ndodhi”, Hebeja komenton tensionin: Të mos “fluturojmë”, gara vazhdon ende

Pas dy rezultateve jo fort pozitive, Apolonia është rikthyer te fitorja. Fierakët kanë mundur në shifrat 2-1 Vorën, duke siguruar tri pikë të arta dhe vendin e tretë në renditje. Janë të kënaqur me reagimin, por nuk duan që të “fryhen”.

14894377585158310726 (1)

Këtë e kupton edhe nga deklarata e dhënë për “Panorama Sport”, nga mesfushori Rubin Hebeja. Ai e pranon që trepikëshi me Vorën rriti ndjeshëm besimin, por kërkon që të rrinë me këmbë në tokë. “Ishte fitore shumë e rëndësishme kjo me Vorën. Ishte rival direkt dhe të tilla ndeshja nuk duhen falur. Më duhet ta pranoj që trepikëshi na rriti besimin, por edhe përgjegjësinë. Asgjë nuk ka mbaruar. Ishim të vendosur shumë mirë në prapavijë, lamë pak për të mos thënë aspak hapësira.

Edhe si pasojë, kundërshtari u vu nën presion. Kështu ndodhi në fakt, pasi në çdo minutë që kalonte ata humbisnin durimin dhe qetësinë. Por, ishim të rrezikshëm edhe në manovrën sulmuese, pasi falë një kundërsulmi të shpejtë arritëm të fitojnë një 11-metërsh. Është për t’u përgëzuar i gjithë ekipi dhe stafi teknik për këtë sukses të arritur.

Ata patën pretendime, por s’e kuptoj pse. Ishte penallti ‘sade’. Nuk ka asnjë dyshim për këtë sepse duket qartë gjithçka. Mbrojtësi kundërshtar, madje me të dyja duart arrin të pengojnë brenda në zonë sulmuesin tonë. E besoni apo jo, por as sot, pas plot 72 orësh nuk i jap dot asnjë shpjegim atij tensioni në përfundim të ndeshjes pasi nuk kam kuptuar asgjë, as kur dhe pse shkoi deri atë pikë”, përfundoi Hebeja.

HILMI SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"