“Ai ishte gjithmonë xheloz për mua”, llari Blazi thyen heshtjen për tradhëtinë e Françesko Totit dhe ndarjen e tyre

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2023 | 10:48

“Ai ishte gjithmonë xheloz për mua”, llari Blazi thyen heshtjen për tradhëtinë e Françesko Totit dhe ndarjen e tyre

Modelja dhe prezantuesja italiane Ilari Blazi ka zbuluar “të vërtetën e saj” në një program televiziv për ndarjen e saj me Françesko Totin, ish-lojtar i Romës dhe një nga futbollistët më të rëndësishëm në Itali në dekadat e fundit.

lary Blasi tregon të vërtetën e saj për tradhëtinë

Pas stuhisë mediatike dhe një heshtje të gjatë, kjo ishte intervista e saj e parë televizive ekskluzivisht në Verissimo”, njofton televizioni italian.

“Kam kaluar një vit e gjysmë, duke vëzhguar dhe kuptuar atë që kishte ndodhur. Kam lexuar dhe dëgjuar të gjitha këndvështrimet dhe opinionet e ndryshme. Por ishte historia ime dhe gjithmonë vendosa fytyrën time në gjithçka që bëja. Kështu që këtë herë, edhe mua më është dukur mirë. Françesko ka qenë gjithmonë xheloz për mua, xhelozia e tij nuk ishte asgjë e re. Por nuk më pëlqen ta krahasoj këtë me tragjeditë e sotme. Ai është babai i fëmijëve të mi. Ndoshta ishte i hutuar, i frikësuar, ndoshta ishte një rrugë më e lehtë arratisjeje, por asgjë si ajo që ndiejmë këto ditë”,- thotë Ilary Blasi, e cila tha për ‘Verissimo’ se futbollisti madje i kërkoi të linte punën dhe rrjetet sociale për t’iu përkushtuar familjes.

“Të tjera tradhëti? Ndoshta po, por nuk kam prova. Në zemër tani them po”,- tha Ilari për marrëdhënien mes Totit dhe Noemi Bokit.

Për sa i përket përmbajtjes së ‘Unico’, një dokumentar i Netflix, ku tregohen arsyet e prishjes së martesës mes Totit dhe prezantueses, ajo pohon se “nuk kam pse të bind askënd”.

“Unë u përpoqa me çdo mjet për të shpëtuar këtë martesë dhe bëra atë që duhet të bënte një grua dhe nënë. Por nuk funksionoi,” tha ajo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"