Ahmataj vendos anti-Kukësin, si pritet të rreshtohet Tirana ndaj verilindorëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2023 | 9:54

Ahmataj vendos anti-Kukësin, si pritet të rreshtohet Tirana ndaj verilindorëve

Tirana do të luajë sot në mbrëmje me Kukësin, por te bardheblutë ka disa balotazhe. gfjhgj

Si fillim, porta. Me shumë mundësi kthehet të luajë Abdullahu. Në mbrojtje, Doka, Hoxhallari, Najdovski dhe Përgjoni. Në mesfushë është balotazhi tjetër, me Deliun dhe Jonuzin që luan nga fillimi dhe Hila e Lushkja në balotazh për një fanellë. Sulmi është një tjetër problem. Janë pesë lojtarë për tri vende. Kaina do të luajë nga minuta e parë, ashtu si Hasani, ndërsa Latifi, Abazaj dhe Haxhiu kërkojnë ta nisin sfidën si titullarë.Ti

Partizani dhe Kukësi janë dy skuadrat që kanë shkatërruar me rezultate Tiranën në 15 vitet e fundit. Dy ekipet jo vetëm që kanë mundur më shumë herë Tiranën, por gjithashtu kanë edhe përqindjen më të lartë të fitoreve ndaj bardhebluve. Në krye të skuadrave më të hidhura 15 vitet e fundit për 26 herë kampionët është Partizani.

Bardheblutë, me të kuqtë kanë vetëm 19.40% të ndeshjeve të fituara. Ose, nga 36 sfida të luajtura kanë fituar vetëm shtatë herë. Kjo është statistika më e ulët e Tiranës në këto 15 vite në kampionatin shqiptar. Në vendin e dytë Kukësi me 30.2% në 43 ndeshje.

ÇMIMET E BILETAVE

Tribuna VIP 3000 lekë

Tribuna Ë 2000 lekë

Tribuna E 800 lekë

Tribuna N-V 400 lekë

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"