Agjenti i Manaj flet hapur: Sulmuesi e kishte mbyllur me klubin e Serie A, në verë priten oferta edhe nga kampionatet e tjera

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 24, 2024 | 20:30

Agjenti i Manaj flet hapur: Sulmuesi e kishte mbyllur me klubin e Serie A, në verë priten oferta edhe nga kampionatet e tjera

Rei Manaj ishte shumë afër rikthimit në Itali gjatë merkatos se janarit por Sivaspori i bëri një ofertë të parezistueshme duke e bindur sulmuesin e Kombëtares kuqezi.

1713000970_reymanaj

Agjenti i tij, Vinçenco Pisakane, në një prononcim të dhënë së fundmi për mediat italiane theksoi se shqiptari është kërkuar nga disa klube të Serie A, ndërsa deri në përfundim të këtij sezoni sipas tij pritet që për sulmuesin të ketë oferta edhe nga kampionatet e tjera.

“Manaj praktikisht e kishte mbyllur me Salernitanën, por më pas Sivaspori pesëfishoi kërkesën fillestare dhe nuk mund të bëhej më fjalë për marrëveshje. Gjithçka u shty për në korrik. Duke parë si po ecën, besoj se nuk do të jenë vetëm italianët që do e kërkojnë”-u shpreh Pisakane.

Vlen të theksohet se Rei Manaj ka kontratë me Sivasporin deri në 2026-ën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"