Afron Euro 2004, si vijnë rivalet e Shqipërisë në Gjermani dhe cilat janë formacionet e mundshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2024 | 15:15

Afron Euro 2004, si vijnë rivalet e Shqipërisë në Gjermani dhe cilat janë formacionet e mundshme

Shqipëria do të luajë tri ndeshje në finalet e Europianit, teksa do të përballet me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën. Duke nisur nga situata aktuale, pavarësisht se mund të ndryshojnë shumë gjëra, le të shohim si vijnë këto kombëtare në Gjermani.

Euro 2024 Grupi B

ITALIA- Një mbrojtje me katër apo me tre, kjo është dilema e Spaletit që me shumë mundësi do të zgjedhë një 3-4-2-1. Në portë Donaruma i PSG-së, me treshen e mbrojtjes që rreshtohet: Di Lorenco (Napoli), Buonxhorno (Torino), Bastoni (Inter). Në mesfushë janë: Nga e djathta Darmian (Inter), në qendër Barela (Inter) dhe Zhorzhinjo (Arsenal) dhe në të majtë Di Marko (Inter). Përpara tyre Kieza (Juventus), Pelegrini (Roma) dhe Retegui (Xhenoa). Sigurisht që alternativat nuk mungojnë duke përmendur lojtarë si: Skalvini, Mançini, Kambiaso, Kristante, Lokateli, Fratezi, e përpara Politano, Zakanji, El Sharaui, Raspadori, Imobile dhe Skamaka. Një mungesë është Domeniko Berardi.

SPANJA- Kombëtarja spanjolle barazoi me Brazilin dhe humbi me Kolumbinë. Patjetër që ka shumë alternativa dhe prandaj ekipi i De La Fuentes mund të luajë me një modul 4-3- 3. Në portë: Simon (A.Bilbao). Në mbrojtje: Karvajal (R.Mardid), Le Normand (R.Sociedad), Laporte (Al-Nasr), Grimaldo (B.Leverkusen). Përpara tyre janë: Rodri (Man.Siti) dhe Fabian Ruis (PSG), në krah: Jamal (Barcelona) dhe Uilliams (A.Bilbao). Dani Olmo (Lajpcig) si numër 10 dhe Alvaro Morata (A.Madrid). Konkurrenca është e lartë, pasi Raja i Arsenalit mund të jetë numri një në portë e padyshim futbollistë si: Kukurela, Vivian, Navas, Gaja, Lorente, Merino, Zubimendi dhe Moreno, Xhoselu e Pedri.

KROACIA- Barazim me Tunizinë dhe fitore me Egjiptin. Ky ishte bilanci i Kroacisë në miqësore. Por si mund të luajnë rivalët tonë në Europian. Në portë: Livakoviç (Fenerbahçe). Në mbrojtje: Juranoviç (U.Berlin), Sutalo (Ajaks), Guardiol (Man.Siti) dhe nga e majta Soza (Ajaks). Mesfusha do të përbëhet nga: Kovaçiç (Man.Siti), Brozoviç (Al-Nasr), Modriç (R.Madrid). Treshja përpara: Pasaliç (Atalanta), Petkoviç (D.Zagreb) dhe Kramariç (Hofenhaim)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"