Afrime nga porta në sulm, gati privatizimi/ Një kompani spanjolle do klubin e Kategorisë së Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 30, 2021 | 8:45

Afrime nga porta në sulm, gati privatizimi/ Një kompani spanjolle do klubin e Kategorisë së Parë

Afrime nga porta në sulm, Butrinti po shkon drejt kompletimit. Në pak kohë, sarandjotët kanë marrë formë. Klubi po hedh baza të forta për Kategorinë e Parë, ku do të militojnë në sezonin 2021-2022.

Butrinti Kat 1 logo

Marjo Bytyçi është rikthyer në futbollin e luajtur dhe pritet që të mbrojë katërkëndroin. Për këtë sektor është në provë edhe i riu Hasanaj, i cili luajti edhe në miqësoren me Lushnjën. Laçiani Gjonaj dhe gjirokastritët Puci e Zholi kanë ardhur për mbrojtjen dhe mesfushën.

Më herët janë prezantuar edhe tre lojtarë që vijnë nga Erzeni, konkretisht Rigers Karaj, Mateus Levendi dhe Gëzim Hyska, përvoja e të cilëve do t’i ndihmojë jo pak sarandjotët. Pas emërimit të trajnerit Artan Bano, do të ketë 2-3 afrime cilësore. Butrinti do të blindohet dhe jetë gati për kampionatin që nis më 11 shtator.

bano

Gjatë këtyre ditëve ka pasur “lumë” lojtarësh në provë, të cilët janë në vëzhgim nga stafi teknik. Sakaq, Butrinti pret të privatizohet. Ka më shumë se një muaj që bashkia ka nxjerrë në shitje klubin dhe nga sa mësohet ka kompani të interesuara. Mes tyre një spanjolle, e megjithatë duhet parë se si do të shkojë ankandi. Me kalimin në duart e një kompanie private, pritet që Butrinti gradualisht të jetë një ekip i cili të ketë synime ende më të mëdha. Mendohet që deri në fund të këtij viti, statusi juridik i sarandjotëve të ndryshojë.

TOMOR SHEHU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"