AF Luftëtari merr “komandën” në Grupin B të Kategorisë së Dytë, ja si ndryshon renditja pas javës së 7-të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2023 | 20:30

AF Luftëtari merr “komandën” në Grupin B të Kategorisë së Dytë, ja si ndryshon renditja pas javës së 7-të

U luajtën ditën e sotme 5 sfidat e vlefshme për javën e shtatë të Grupit B të Kategorisë së Dytë, ku u regjistruan në total plot 10 gola. Spikat fitorja në shtëpi e Luftëtarit ndaj një rivali të fortë si Shkumbini, ndërkohë që Pogradeci nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola në transfertë ndaj Labërisë.  

LUFTETARI

Pas rezultateve të ditës së sotme, renditja kryesohet nga Luftëtari i trajnerit Dalipi, me 16 pikë në 6 ndeshje të luajtura, ndërkohë Pogradeci mban vendin e dytë me 2 pikë më pak.  

Për sa i përket fundit të tabelës ajo mbyllet nga Këlcyra me 0 pikë, teksa në vend të parafundit qëndron Maliqi me 2 pikë.  

RENDITJA DHE REZULTATET E JAVËS SË SOTME:  

Kategoria e Dyte Grupi B

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"