AF Elbasani vazhdon kompletimin, klubi pranë akordit me mesfushorin cërrikas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 28, 2021 | 17:10

AF Elbasani vazhdon kompletimin, klubi pranë akordit me mesfushorin cërrikas

Elvis Xhelili pritet të jetë i afruari i radhës në skuadrën e AF Elbasanit. Burime të besueshme të “Panorama Sport” pranë klubit më të ri në Elbasan konfirmojnë se gjatë këtyre ditëve kanë zhvilluar biseda intensive me mesfushorin 29-vjeçar dhe kanë arritur që të gjejnë një marrëveshje paraprake.

xhelili

Më herët Xhelili ka luajtur në ekipin e Turbinës për disa sezone në Kategorinë e Parë, madje duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit te cërrikasit. Xhelili ka një eksperiencë jo të vogël mbi supe, duke i shërbyer shumë ekipit që do të drejtohet nga Gentian Stojku, edhe pse në Kategorinë e Tretë.

Pritet që ashtu si lojtarët e tjerë të kontaktuar nga klubi, edhe mesfushori cërrikas t’i bashkohet grupit që në ditën e parë të stërvitjes, më 2 gusht. Që nga krijimi i klubit pak më shumë se një muaj më parë, drejtuesit janë treguar shumë aktivë në bisedime konkrete, ku edhe kanë arritur marrëveshje me lojtarë të ndryshëm.

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"