Administratori Marota arrin 10 tituj: Ky ishte special

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2024 | 23:54

Administratori Marota arrin 10 tituj: Ky ishte special

Nëse Interi vendosi yllin e dytë në fanellë me fitoren e titullit kampion numër 20, Bepe Marota ditën e djeshme fitoi yllin e parë. Administratori i Interit ka triumfuar 8 herë në Serinë A me skuadrën e Juventusit dhe 2 trofe i ka fituar me zikaltrit.

morata

Ishte pikërisht ai që këmbënguli për të sjellë në Milano Antonio Konten, i cili nisi një cikël fitues që në fakt nuk zgjati shumë. Por Marota rikthehet sërish në majën e futbollit italian dhe ditën e djeshme fitoi titullin e 10-të.

“Me kohën jam duke u plakur dhe emocionet gjithmonë e më shumë më largohen. Por një eksperiencë e tillë dhe në të tilla situata nuk më kishte ndodhur kurrë, pavarësisht se kam fituar disa tituj kampionë. Por këtë herë ishte diçka speciale dhe jam shumë i lumtur”, ka thënë Marota. Ndërkohë, ai foli edhe për mënyrën se si mori Inzagin si trajner.

“Të gjithë e zgjodhëm atë, por ishin edhe skuadra të tjera të interesuara. Ishte një nga trajnerët e rinj në rritje dhe po fitonte eksperiencë. Ne ishim të bindur për ta afruar, ndërkohë që Lotito u tërbua. Jemi të gjithë shumë të lumtur sepse Inzagi tregoi që është një fitues dhe me fakte”, përfundoi Marota.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"