Administratori i matjanëve, Marjan Lleshaj, për trajnerin: Hima nuk lëviz nga Burreli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2024 | 19:04

Administratori i matjanëve, Marjan Lleshaj, për trajnerin: Hima nuk lëviz nga Burreli

“Trajneri nuk do të lëvizë nga Burreli. Ai do të vijojë punën deri në përfundim të kampionatit”, kështu shprehet për gazetën numri një i klubit matjan, Marjan Lleshaj, që është dhe në cilësinë e administratorit të klubit.

burreli fest

“Puna e trajnerit është e vlerësuar në maksimum. Ekipi e ka treguar shumë mirë që di të luajë futboll dhe atë e ka shprehur në fushën e lojës në disa ndeshje të vështira, por mund të them se nuk po kalojmë një situatë të mirë prej 3 javësh, gjë që duhet kapërcyer sa më shpejt dhe të rikthehemi te fitorja”, thotë më tej ai. Tashmë çështja e trajnerit Hima konsiderohet e mbyllur dhe e gjithë vëmendja e matjanëve do të përqendrohet te katër ndeshjet e fundit të kampionatit. Humbja e pësuar kundër Tomorit është e treta radhazi për skuadrën matjane, duke rënduar akoma më shumë situatën në renditje. Në vijim të prononcimit të tij, sekretari Lleshaj për ndeshjen ndaj Tomorit shprehet:

“Ndeshjen kundër Tomorit e kishim vlerësuar maksimalisht. Nuk e kuptova anësorin Mahmuti që na anuloi një gol të rregullt dhe kryesorin që nuk na dha një 11-metërsh të pastër. Janë momente jo vetëm që përcaktojnë ecurinë, por dhe fatin e ndeshjes. Nuk e di se për llogari të kujt ekipi interesohej gjykimi, por di të them se kishin më shumë interes arbitrat që të fitonte Tomori se sa sportdashësit e atij ekipi”, mbyll komentin sekretari matjan.

Pas përfundimit të javës së 29-të Burreli renditet i nënti me pikë të barabarta me Lushnjën dhe Besën e Kavajës, 31 të tilla. Këtë javë formacioni i Himës do të ketë një transfertë të vështirë në “Redi Maloku”, ku do të ndeshen kundër Kastriotit. Pas humbjes me Besën edhe krutanët janë përfshirë nga ethet e largimit nga zona e ftohtë e renditjes.

NDERIM GOCI- PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"