Adeleke tërbon trajnerin e Laçit, tifozët e Petrokubit “provokojnë” nga tribuna/ Laska mediton, ja pikantet e duelit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 29, 2022 | 22:22

Adeleke tërbon trajnerin e Laçit, tifozët e Petrokubit “provokojnë” nga tribuna/ Laska mediton, ja pikantet e duelit

Laçi i befasoi të gjithë dje, për më tepër që prishmëritë ishin të mëdha për një kualifikim, pasi edhe pjesa e parë u mbyll në favor. Atmosfera në stadium nuk ishte edhe aq entuziaste, nisur edhe nga prania e paktë e tifozëve. “Panorama Sport” ju sjell pikantet.

LACI PETROKUB (1)

* Numri i tifozëve në stadiumin “Elbasan Arena” ishte i paktë. Rreth 500 të pranishëm u munduan të mbështesnin Laçin, ndërkohë që të zhurmshëm u bënë 15 tifozë që kishin ardhur enkas nga Moldavia për të mbështetur skuadrën e tyre, Petrokub Hinçesti. Të vendosur në tribunën qendrore të stadiumit, një pjesë e mirë e tyre ishin femra.

* Laçianët janë të parët që futen në dhomat e zhveshjes, ndërsa moldavët e marrin më me qetësi, duke vijuar me nxehmjen.

* Presidentin e Laçit, Pashk Laskën, e kapin emocionet. Gjatë nxehmjes së ekipeve, ai ecën rreth perimetrit të fushës i vetëm duke medituar.

* Trajneri i Laçit, Shpëtim Duro, shkon te pankina e Petrokubit dhe përshëndet kolegun Savinov, ku edhe shkëmben batuta për pak sekonda. Nuk mund të mungojë edhe një foto gjatë shtrëngimit të duarve.

* Duro tërbohet në disa raste me lojtarët e tij, sidomos për topat e gabuar dhe momente të caktuara, ku nuk bëjnë veprimet e duhura.

* Në minutën e 22-të, vjen në stadium edhe presidenti i FSHFsë, Armand Duka. Ai ulet pranë Laskës në tribunën VIP, ndërsa qëndron deri në fund të lojës, në ndryshim nga presidenti i Laçit, që iku para kohe.

* Për shkak të temperaturave të larta, në mesin e pjesës së parë dhe të dytë, gjyqtari e ndali lojën për t’u dhënë mundësi lojtarëve të freskohen.

* Adeleke tërbon Duron në minutën e 47-të, teksa nuk pason për shokun e tij të zbuluar, Guindon, i vetëm me portierin, duke i mohuar skuadrës golin e sigurisë. Trajneri drejtohet nga pankina dhe shfryn dufin për këtë mundësi të artë të pashfrytëzuar. Dhe sikur ta parandiente, pasi aksioni në vijim solli barazimin e moldavëve.

* Mentor Mazrekaj është më i mërzituri në fund, pasi me të mbaruar sfida shkon menjëherë në dhomat e zhveshjes.

* Lojtarët e Laçit humbën një premio prej 40 mijë eurosh që klubi u kishte premtuar në rast kualifikimi në turin e tretë. Nga ana tjetër, në rast se do të kalonin ekipin moldav, klubi do të përfitonte plot 850 mijë euro si bonus nga UEFA për Ligën e Konferencës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"