Açerbi pas disfatës ndaj Juventusit: Kualifikimi në Champions rezultoi kurth, nuk duhet të humbisnim më pikë në Seria A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2023 | 20:09

Açerbi pas disfatës ndaj Juventusit: Kualifikimi në Champions rezultoi kurth, nuk duhet të humbisnim më pikë në Seria A

Françesko Açerbit iu desh të luante në krahun e majtë të mbrojtjes mbrëmjen e djeshme, ku mori vendin e Alesandro Bastonit të dëmtuar.

ACERBI 1

Në përfundim të ndeshjes, italiani foli mbi rëndësinë që kishte sfida me Juventusin, një ndeshje që erdhi fill pas kualifikimit të siguruar ndaj Portos.

“Kualifikimi në çerekfinalet e Championsit na dha shumë besim, por ndoshta rezultoi edhe një kurth, pasi në kompeticione të tilla shpenzon shumë energji mendërisht. Kjo ama nuk mund të shërbejë si një alibi për ne, sepse një skuadër e madhe duhet që gjithmonë të ketë vazhdimësi, atë që na ka munguar në kampionat, edhe pse në Champions e kemi gjetur. Donim ta mbaronim këtë cikël ndeshjesh në mënyrën më të mirë të mundshme. Nuk duhet të humbisnim më pikë në Serinë A, për më tepër që luanim para tifozëve tanë dhe shpresonim të bënim më të mirën tonë”, u shpreh Açerbi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"