Açerbi e bën përsëri: Idhujt e mi janë milanistë! Nuk e pres Interin si vitin e kaluar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2023 | 22:03

Açerbi e bën përsëri: Idhujt e mi janë milanistë! Nuk e pres Interin si vitin e kaluar

Françesko Açerbi është kthyer në një titullar te Interi këto muaj, por deklaratat e tij të fundit nuk do të bëjnë të lumtur tifozët zikaltër, ashtu siç ndodhi kur u mësua se do t’i bashkohej kësaj skuadre. Açerbi shihet prej tyre si një tifoz i Milanit dhe pamja e tij teksa qeshte pas golit të pësuar nga Lacio në ndeshjen që praktikisht i dha titullin kampion kuqezinjve, ka sjellë komente pa fund.

Bergamo, Italy. 13th Nov, 2022. Francesco Acerbi of Inter Fc during the Italian Serie A tootball match between Atalanta BC and Inter FC Internazionale on 13 of November 2022 at Gewiss stadium in Bergamo, Italy. Photo Tiziano Ballabio Credit: Independent P

Sot, në një intervistë për “DAZN”, ai ka përsëritur hapur faktin se idhujt e tij në fakt ishin milanistë. “Idhulli i parë? Ueah, kur isha 7 vjeç. Kur isha i vogël isha sulmues. Pastaj erdhi Nesta dhe idhulli im i parë i vërtetë ishte ai”, shpjegoi Açerbi.

Por jo vetëm kaq. Ai theksoi se Juventusi kishte mundur me meritë Interin, pavarësisht topit me dorë të prekur te goli i Kostiç. “Goli erdhi nga një prekje topi me dorë. Por e kanë interpretuar më mirë ndeshjen, e fituan me meritë. Ndoshta nuk do të shënonin kurrë gol, por ishin më të bindur dhe të përqendruar në fushë. Ky episod mund të jetë një stimul për ne në Kupë”, tha ai, duke theksuar në fund qe nuk do të priste deri në momentin e fundit për rinovimin me zikaltrit.

“Dua të qëndroj te Interi. Por nuk di asgjë, nuk më intereson asgjë. Më presin dy muaj të rëndësishëm, themelorë, mundohem të bëj vetëm më të mirën. Ajo që do të ndodhë, do të ndodhë, Ndjehem mirë, po të varej nga unë do të qëndroja këtu pa probleme. Por nuk do të pres deri në gusht si në sezonin e kaluar, kjo është e sigurt. Nuk dua të ngut klubin, padyshim, por nuk do të jetë si vitin e kaluar dhe ata e dinë”, tha Açerbi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"