Abuzoi me një vajzë të re/ Gjykata merr vendimin, ja me sa vite burg dënohet Dani Alvesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2024 | 21:38

Abuzoi me një vajzë të re/ Gjykata merr vendimin, ja me sa vite burg dënohet Dani Alvesh

Ish-futbollisti i Barcelonës, Dani Alvesh është dënuar me katër vjet e gjysmë burg pasi u shpall fajtor për sulm seksual.

alvesh

Gjykata e lartë e Katalonjës e shpalli atë fajtor për abuzimin ndaj një vajze të re në një klub nate luksoz në Barcelonë, natën e Vitit të Ri në dhjetor 2022. Ai gjithashtu është urdhëruar t’i paguajë viktimës 150 mijë euro nga gjykata.

“Vendimi u mor pasi u vërtetua që viktima nuk kishte qenë dakord për kryerjen e marrëdhënieve seksuale dhe ka dëshmi që vërtetojnë përdhunimin”, citohet në vendimin e gjykatës.

Avokatët e brazilianit kanë paralajmëruar se do të apelojnë vendimin

Ish-mbrojtësi i djathtë 40-vjeçar u arrestua në janar 2023. Ai ka qenë i ndaluar që atëherë dhe kërkesa për lirim me kusht u refuzua pasi gjykata e konsideroi atë si rrezik për arratisje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"