Absurde, kohët e hetimit për Viktor Osihmen do të zgjaten/ Prokuroria e Napolit: Mund të duhen edhe 6 muaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2023 | 22:02

Absurde, kohët e hetimit për Viktor Osihmen do të zgjaten/ Prokuroria e Napolit: Mund të duhen edhe 6 muaj

Ndërsa të gjithë presin të kuptojnë që pse është dënuar vetëm Juventusi dhe ndërkohë shumë klube të tjera kanë përdorur në të njëjtën mënyrë plusvalencat, ndoshta me shifra më të ulëta mbase apo çfarëdo qoftë, një ndër hetimet më të bujshme kur kjo çështje nisi lidhej me afrimin e Viktor Osimhen nga ana e Napolit për vlerën totale të 71.5 milionë eurove.

osimhen

Kjo shumë përfshinte 50 milionë euro kesh për Lilën dhe 21 milionë euro të tjera, të shpërndara në vlerën e katër lojtarëve, si portieri Karnezis, apo akoma më shumë disa të rinj të panjohur si Luguori, Palmieri e Manzi, që për më shumë nuk shkelën kurrë në radhët e Lilës. Guardia di Finanza është vënë në lëvizje, por pa ndihmën e prokurorisë nuk mund ta ketë shumë të lehtë. Por pikërisht ky organ, Prokuroria e Napolit, në mënyrë të habitshme dje ka dalë dhe ka saktësuar se për kohët e hetimit të këtij transferimi, i cili është futur mes atyre që fsheh parregullsi, kohët e ndërtimit të një dosjeje mund të shkojnë edhe deri në 6 muaj.

Diçka e tillë nuk ka lënë një shije shumë të mirë në opinionin sportiv, pasi këtu duket sikur vlerësimet dhe rëndësia e hetimeve nuk janë të barabarta. Nëse për Juven u kërkua shumë shpejtësi, për prokuroritë e tjera tema e plusvalencave duket se nuk shfaq shumë interes, aq më shumë në Napoli, ku çështja mban erë. Kjo, pasi duket sikur organi ligjor po bën rolin e tifozit, për të mos dëmtuar pikërisht skuadrën që është në rrugën e duhur për fitimin e titullit kampion, pas më shumë se tri dekadash (33 vite saktësisht).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"