Abazaj dhe Latifi, yjet e Tiranës kanë humbur shkëlqimin. Kosovari me dëmtim serioz, Kristali zgjedhje e dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2023 | 16:26

Abazaj dhe Latifi, yjet e Tiranës kanë humbur shkëlqimin. Kosovari me dëmtim serioz, Kristali zgjedhje e dytë

Tirana vazhdon të mos ketë ritmin e dy skuad rave të kreut, Egnatias dhe Partizanit. Paçka se ka ndërruar dy trajnerë, oshilacionet në rezultate kanë qenë të mëdha. Më shumë se rezultatet, tani në plan të parë janë dy lojtarë, të cilët nuk janë më titullarë, por të bllokuar, ndonëse ata duhet të tërhiqnin skuadrën prej dore.

abazaj latifi

Kristal Abazaj dhe Liridon Latifi. Dy yjet e skuadrës, të cilët duhet të bënin gjëra të mëdha, nuk po luajnë. Zyrtarisht kanë qenë problemet fizike të lojtarëve, por gjërat janë pak më ndryshe. Veç të qenit të dëmtuar, duket se dyshja nuk është zgjedhja e parë për trajnerin Julian Ahmataj dhe po vuan tranzicionin e trajnerëve dhe mungesës së rezultateve.

ABAZAJ – Me ardhjen e Ahmatajt, Abazaj u aktivizua disa ndeshje, por gjërat kanë ndryshuar ndaj Teutës dhe në këtë sfidë. Kristali këtë ndeshje ishte në stol, ndonëse në sfidat e fundit i kishte munguar vetëm goli. Lojtari ka qenë në fushë në të 12 takimet, duke dhënë një asist dhe u aktivizuar 748 minuta. Pak a shumë ai aktivizohet 70% të minutave dhe ndeshjeve si titullar. Gol nuk ka shënuar dhe kjo po ndikon. Fakt është që stoli dhe ndryshimi i pozicionit e ka hallakatur sulmuesin, i cili nuk po nxjerr më të mirën dhe trajneri e zëvendëson me një mesfushor.

LATIFI – Një tjetër lojtar që nuk po luan është Liridon Latifi. Futbollisti është dëmtuar dhe nuk do të jetë edhe këtë sfidë ndaj Kukësit, ndërkohë që pas Egnatias lojtari nuk është aktivizuar, pasi ka një dëmtim misterioz. Në nëntë takimet në fushën e lojës, sulmuesi ka dhënë një asist, ka shënuar një gol dhe ka qenë në fushë 648 minuta. Shumë pak. Edhe ndaj Egnatias takimin e nisi nga stoli. Një çudi e madhe edhe dëmtimi që prej tri ndeshjesh e lë jashtë. YJET – Dhe të thuash që dyshja do të ishte liderja e kësaj Tirane. Për performancën e tyre kanë ndikuar shumë gjëra. Si fillim zgjedhja dhe vendosjet e trajnerit. Abazaj ka qenë më i sakrifikuari, ndërkohë që Latifi ka qenë më stabël, por është gjykuar për rastet e humbura, ashtu si edhe Kristali. Fakt është që Tiranës i duhen lojtarë si dyshja Abazaj-Latifi dhe trajneri Julian Ahmataj nuk e ka luksin t’i lërë në stolin e rezervave.

OLSI AVDIAJ- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"