“A mban Duka përgjegjësi për dështimet e trajnerëve?”, Fakaj thumbon: Absurditet nëse vazhdon Reja, nëse e do le ta marrë në shtëpi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2022 | 0:10

“A mban Duka përgjegjësi për dështimet e trajnerëve?”, Fakaj thumbon: Absurditet nëse vazhdon Reja, nëse e do le ta marrë në shtëpi

Ervin Fakaj, ish-mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare, ka argumentuar pas barazimit të Shqipërisë ndaj Islandës se ka ardhur koha që Reja të largohet. Përveç të tjerave, duke folur për “SuperSport”, ai ka insistuar se edhe presidenti Duka duhet të mbajë përgjegjësi për zgjedhjet e gabuara.

fakaj

“Ndoshta ishte momenti i papërshtatshëm për të qenë trajneri i Shqipërisë. Jo për cilësitë, por nuk ishte momenti i duhur. Për mua do të ishte absurde të vazhdonte. Edhe pse e kuptoj që nuk është i gatshëm të vetëlargohet, ai pret që presidenti t’i thotë që të largohet. Nga ajo që kuptoj, nuk është i gatshëm, Për mendimin tim do të jetë absurde që ai që vendos, t’i japë ende kohë. Nëse e do të rrijë, ta marrë te shtëpia. Këtu nuk është problemi çfarë do ai. Do të jetë absurde të vazhdojë ky lloj bashkëpunimi, por këtu ndodhin lloj-lloj çudirash.

Po Duka a mban ndonjëherë përgjegjësi për këto dështime trajnerësh, apo vazhdojmë me atë votimin anonim? Unë mendoj se duhet të fillojë të mendojë si të zgjedhin trajnerin dhe jo ta zgjedhë vetë se në gjithë botën ka struktura për këtë punë, që në fund të mos i mbetet atij. Funksionon Gjermania që presidenti nuk zgjedh trajnerin, por ka staf teknik. Ndoshta ka ardhur koha që ne të kemi të njëjtën gjë”, tha Fakaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"