“Po ta dija se do eliminoheshim do pësoja atak në zemër”, Luis Enrike surprizon me deklaratën: Doja vendin e parë, Japonia na çarmatosi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2022 | 23:54

“Po ta dija se do eliminoheshim do pësoja atak në zemër”, Luis Enrike surprizon me deklaratën: Doja vendin e parë, Japonia na çarmatosi

Trajneri i Spanjës, Luis Enrike, doli i zemëruar para mediave, pas humbjes 2-1 ndaj Japonisë, ku kombëtarja iberike humbi vendin e parë, duke u parakaluar nga japonezët. Enrike shpreson të jetë në gjendje të ngrejë skuadrën në katër ditët e mbetura deri në fazën e 16-të.

Fi7Fw1CWICkbpcF

“Nuk jam aspak i lumtur.  Doja të isha i pari dhe të fitoja. Japonia na ka tejkaluar. E nisëm mirë, duke shënuar dhe pa pësuar situata të rrezikshme. Në pjesën e pare kishim thënë te bëjmë kujdes me Japoninë dhe shiko, sapo filluam kaluam në  kolaps. Nuk kam çfarë të festoj, nuk jam aspak i kënaqur. Japonia shënoi dy gola kundër nesh në pesë minuta dhe në 10 minuta na çarmatosi plotësisht.

Me 2-1 ne kemi provuar gjithçka. Nuk kam asnjë ankesë. Si të menaxhoj një modalitet kolapsi? Duke u përpjekur të ndaloj lojën në një mënyrë tjetër. Futbolli është i pashpjegueshëm, shpjegoni tani që keni dominuar Japoninë për 10 minuta dhe  keni humbur…

Si? Ishim eliminuar për disa minuta? Nuk e dija sepse isha i fokusuar në lojën time, nuk spekulova. Nëse e merrja vesh, do të kisha një atak në zemër.

Unë vendosa njëmbëdhjetë lojtarët që i konsideroja më të mirët. Kam besim maksimal te lojtarët e mi. Tani më duhet të analizoj lojën dhe korrigjoj gjërat që kemi kam bërë gabim si dhe të ngre humorin lojtarëve të mi”, u shpreh Luis Enrike.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"