A do të falet Mesi? Trajneri i PSG-së reagon pas videos së argjentinasit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2023 | 15:03

A do të falet Mesi? Trajneri i PSG-së reagon pas videos së argjentinasit

PSG arriti të merrte një fitore në transfertë pa Mesin në skuadër, i cili është pezulluar nga klubi për shkak të udhëtimit në drejtim të Arabisë pa leje.

mesi

Vetë sulmuesi kërkoi falje nëpërmjet një video-mesazhi duke u shprehur se ka një keqkuptim por si duket kjo nuk do të ndryshojë asgjë. Trajneri i PSG-së Kristofe Galtier është pyetur pas ndeshjes nga gazetarët nëse do të falet por sërish nuk pa pasur një përgjigje konkrete.

“Jam pyetur edhe para ndeshjes nëse do të falet dhe sërish do të jap të njëjtën përgjigje. Është diçka që e vendosur klubi dhe është klubi përgjegjës. Unë nuk kam asnjë koment për të bërë”, u shpreh Galtier.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"