90% të pasimeve të sakta, Asllanin e ‘tradhtoi’ ekipi ndaj Real Socieadit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2023 | 21:45

90% të pasimeve të sakta, Asllanin e ‘tradhtoi’ ekipi ndaj Real Socieadit

Kristjan Asllani ishte titullar në ndeshjen e parë të Interit në Champions League dhe qëndroi në fushë ndaj Real Socieadit për 54 minuta. hgfj

Shqetësimi muskulor që detyroi Hakan Çalhanoglunë të mos ishte i gatshëm për ndeshjen me Sociedadin bëri që të aktivizohej mesfushori elbasanas, alternativa e turkut në regji. Detyra për të mos lejuar të ndihej mungesa e të dëmtuarit Çalhanoglu ishte tejet e vështirë, sepse turku është drejtuesi teknik i skuadrës, lojtari që të gjithë mbështeten te njohjet e aftësive të tij në topa të gjatë dhe ndryshimet në fushë. Ndjenja ama ishte se elbasanasi ishte në vendin e gabuar në kohën e gabuar.

NUMRAT – 32 topa të prekur për Kristjanin me pothuajse 90% (88.9%) të pasimeve të suksesshme, por sigurisht që me një karton të verdhë naiv në minutën e 13- të. Në mesfushë ai ishte thuajse gjithmonë në ndjekje, me një ritëm të ndryshëm dhe më të ngadaltë nga ai i kundërshtarëve të tij të egër. Loja e tij u përbë ekzaktësisht nga 24 pasime të sakta dhe 3 të gabuara, 5 topa të humbur dhe 1 të rikuperuar, 2 duele të fituara nga 3.

Nuk ishte udhërrëfyesi i skuadrës, edhe pse ndoshta ishte e vështirë t’i kërkoje një gjë të tillë, duke qenë se vitin e kaluar e ka nisur pak herë si titullar dhe skena e zjarrtë e “Reale Arena”-s nuk ishte ideale për një djalë 21-vjeçar. Për më tepër siç raporton “Il Giornale”, jo vetëm trajneri, por edhe Barela dhe Zomer bërtisnin duke kërkuar pasime vertikale që nuk erdhën kurrë. Te vertikalizimet janë bazuar edhe shokët e skuadrës, që e kanë “injoruar” mesfushorin duke mos e kaluar topin në këmbët e tij, por janë mbështetur te topat e gjatë.

PËRGJEGJËSIA – Por kujdes, në Interin që performoi në “Reale Arena” janë të paktë ata që mund të pretendojnë se kanë bërë më mirë se Asllani. Edhe lojtarët me shpatulla më të gjera dhe përvojë ndërkombëtare pësuan pasojat psikologjike të agresionit të furishëm të Real Sociedadit dhe mbajtjes së topit të mbështjellë. Për më shumë se 70 minuta mënyra e lojës së spanjollëve i pengoi kundërshtarët të mendonin, duke i detyruar ata të qëndrojnë të tërhequr dhe të bëjnë zgjedhje konservatore deri në hyrjen e Aleksis Sançezit, i cili i dha rrjedhshmëri më të madhe ndërtimit të manovrës me prezencën e tij mes mesfushës dhe vijës së sulmit. Prandaj Asllani zhgënjeu, siç zhgënjyen edhe shokët e tjerë, deri në atë pikë sa rezultati 1- 1 është lajmi më i mirë.

NISLI GJINI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"