800 tifozë dhe batuta për… volejbollin, ja pikantet e sfidës Bylis-Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2023 | 23:25

800 tifozë dhe batuta për… volejbollin, ja pikantet e sfidës Bylis-Tirana

“Panorama Sport” ju sjell pikantet e ndeshjes Bylis-Tirana në stadiumin “Adush Muçaj” e cila u mbyll në barazimin 1-1.

337247106_213521977935648_8699106233760543556_n

– Me atmosferë festive kanë qenë minutat para se të niste sfida, teksa skuadrat kishin dalë në nxehje në “Adush Muçaj”, ndërsa ka rënë në sy një numër i madh tifozësh, madje ka pasur 800 tifozë në “Adush Muçaj”, vendës, por edhe ata të ardhur nga Tirana. Binte në sy tifogrupi vendës “Bylinët” me flamuj dhe banderolën e vendosur në vendin e tyre tradicional.

– Para ndeshjes janë parë që të qëndrojnë në pistën e stadiumit dy vëllezërit Agron dhe Besnik Kapllanaj, e madje duke folur edhe për gjendjen e skuadrës në prag të duelit me bardheblutë.

-Në një gjendje të shkëlqyer ka qenë fusha e “Adush Muçës” dje, çka ka bërë që edhe skuadrat të shpalosin vlerat e tyre më të mira.

– Presidentët Refik Halili dhe Besnik Kapllanaj dhe ai i nderit të Bylisit, Agron Kapllanaj, kanë ndjekur sfidën, ndërkohë që binte në sy edhe ish-mesfushori i spikatur i Tiranës dhe disa ekipeve më në zë në vendin tonë, matjani Saimir Patushi, që ka qenë në tribunën e “Adush Muçajt”.

-Bylisi ka pagur shumën prej 100,000 lekë, që mesfushori Xhoele Maçolli të luajë dhe të shlyejë dënimin, duke e konvertuar atë.

– Në të 8-ën, braziliani Xho Santos tenton të krosojë drejt zonës, por Lulaj largon rrezikun, në fakt ka edhe një prekje me dorë nga mbrojtësi mik. Por, është njëri nga tifozët vendës në cepin e tribunës, që i kërkon anësorit Rexha që rasti të shihet në VAR. “O Rexha, po VAR-in vetëm kundra Bylisit e keni, e bëri si në volejboll Lulaj”.

-Në një moment kur Osmani po kërkonte ndërhyrjen e gjyqtarit Jorgji, duke pretenduar një faull në mesfushë të Loran ndaj Deliut, një nga tifozët ballshiotë, duke qeshur, i ka folur Shehit: “O Gesi fute Osmanin”.

-Në fund të sfidës, trajneri i Bylisit, Naxhi Shensoi, ka rendur në fushë dhe ka përqafuar të gjithë djemtë e tij, e madje duke i dhënë kurajë, pasi po qëndronin të dëshpëruar në fushë edhe pse ndeshja kishte përfunduar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"