7 të huaj në tribunë, “ngërç” për Kastratin. Ja pikantet e ndeshjes Bylis-Burreli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2023 | 15:13

7 të huaj në tribunë, “ngërç” për Kastratin. Ja pikantet e ndeshjes Bylis-Burreli

Ndeshja mes Bylisit dhe Burrelit e vlefshme për javën e parë u mbyll me fitoren e ballshiotëve me rezultatin 1-0. Ja pikantet e kësaj sfide:Collage Maker-04-Sep-2023-03-07-PM-677

-Te Bylisi janë parë disa të huaj në tribunë. Bëhet fjalë për 5 brazilianë dhe 2 afrikanë, që do të atashohen në skuadrat U-19 dhe U-21 për sezonin e ri.

– Nuk ka pasur më shumë se 200 tifozë vendës në “Adush Muçaj”, ndërsa nga Burreli kishin ardhur 20. E megjithatë, prezenca e tyre u ndje. Dallohej më i veçanti, “Mondi Këngëtari”, që nëpërmjet telefonit dhe aplikacionit “Tik-tok” rrinte “live” për të përcjellë ndeshjen bashkëqytetarët e tij, si dhe për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës. Fillimisht janë vendosur në një nga tribunat anësore, por menjëherë presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj, ka urdhëruar stafin që miqtë të ngjiten dhe të qëndrojnë më komod në tribunën qendrore.

– Irdo Bubeqi, djali i trajnerit Dorian Bubeqi, debutoi dje në Ballsh. Në fushë ka pasur lojtarë 18-vjeçarë, si Hoti apo edhe Beqaj.

– Ka pasur ndryshime planesh te Bylisi. Bleart Kastrati pati probleme me federimin edhe pse ishte projektuar titullar, ndërsa Xhonatan Lajthia për shkak të tërheqjes nuk ka luajtur ndaj Burrelit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"