58-vjeçari rrëfehet përpara “divorcit”, Stefano Pioli: Me Milanin deri në fund

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2024 | 11:20

58-vjeçari rrëfehet përpara “divorcit”, Stefano Pioli: Me Milanin deri në fund

Përpara Salerni tanës do të flasë për herë të fundit si trajner i Milanit, ndërkohë që pas ndeshjes vëmendja e tij do të jetë në gjithçka përveç temave taktikave të skuadrës aktuale. Ndërkohë, Stefano Pioli i ka dhënë një intervistë të fundit redaksisë së klubit kuqezi.

Pioli-11042024-MilanLive

Ta nisim me diçka nga sezoni: Milani ka mbrojtjen e dhjetë më të keqe në kampionat

Numrat e mëdhenj nuk gënjejnë kurrë. Kemi shënuar shumë gola dhe kemi pësuar po shumë. Shpesh nuk kemi qenë në gjendje të menaxhonim disa situata, si kolektive dhe ndonjëherë individuale. Nuk ka pasur dy herë radhazi të njëjtin shkaktar ndaj them se do të duhet diçka më shumë në nivel përqendrimi.

Tani skuadra duhet të mendojë për të qenë mirë fizikisht dhe mendërisht në mënyrë për t’i dhënë lamtumirën e fundit Zhirusë dhe Kjaerit?

Duhet ta bëjmë, t’u themi lamtumirë këtyre lojtarëve që kanë dhënë kaq shumë, duhet ta bëjmë për veten tonë, për tifozët. Ne luajmë ndeshjen e fundit në shtëpi dhe mendoj se kemi mundësi të bëjmë mirë.

Keni rezerva për nivelin e skuadrës sivjet?

Ishim më mirë se normalisht, sepse kam pasur një ekip që bëri diçka të jashtëzakonshme. Dolëm më mirë se të tjerët që ndoshta kishin disa armë më shumë. Edhe ndaj Torinos mund të kishim bërë më shumë, por nuk bëhet fjalë për justifikime.

Cilat janë emocionet tuaja?

E ardhshmja do të jetë ndeshja e fundit e kampionatit dhe më pas do të shohim. Keni folur për të ardhmen time për shumë muaj. Skuadra u tregua e aftë sepse nuk është e lehtë të ndjekësh trajnerin në këta situata.

Po vështirësitë tuaja cilat kanë qenë?

Ato të çdo trajnerit. Grupi ka qenë gjithmonë kompakt dhe i bashkuar. Kishim vështirësi, Interi bëri diçka të jashtëzakonshme e megjithatë mund të them se patëm një kampionat të mirë. Pengu im është Europa, fillimisht dalja nga Champions dhe më pas eliminimi nga Roma në Ligën e Europës. Çdo gjë e kam përjetuar me ekuilibër dhe vëmendje të madhe. Disa gjëra nuk më shqetësonin, vazhdova rrugën time.

Keni ndonjë replikë për kritikat dhe të ardhmen?

Nuk jam inatosur me askënd që të kem replika. Patëm një situatë të vështirë rreth nesh e megjithatë jemi duke përfunduar kampionatin në vendin e dytë. Mund të them se nuk po mendoj për të ardhmen, të cilën do ta mendoj kur të vijë koha. Jam i fokusuar që ta përfundoj sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme me Milanin.

Me drejtuesit keni folur?

Nuk kam asnjë takim në axhendë. Zakonisht jemi takuar në fund të kampionatit, nuk e di nëse do të shihemi para apo pas Salernitanës. Nuk kam folur me asnjë ekip tjetër, kam shumë respekt për Milanin dhe tifozët.

A është kjo koha për të bërë një bilanc? A keni ndonjë ndeshje që do të donit të riluanit?

Fillimisht duhet të them se ishte një kampionat i mirë, ne ishim më të mirët nga ata normalët. Interi bëri diçka jo normale. Kishim vazhdimësi, cilësi dhe mentalitet që na lejuan të arrijmë në vendin e dytë, që nuk është asnjëherë një rezultat kaq i parashikueshëm duke pasur parasysh se në fund vetëm një ekip mund të fitojë. Keqardhja jonë duhet të jetë mbi të gjitha drejt Evropës këtë vit.

Çfarë jave e imagjinoni? Përshëndetje? Ndonjë gjë e fundit?

E kuptoj pyetjen. Nuk e di. Kështu kam qenë gjithmonë, jetoj momentin dhe situatën dhe gjithmonë mundohem ta përballoj me sa më shumë ekuilibër, por edhe me gjithë pasionin dhe ndjenjat që kam. Do ta përjetoj së bashku me lojtarët e mi. Vitet e fundit kemi rritur pritshmëritë e të gjithëve e tani duket se një vend i dytë është një rezultat i dobët. Dihet shumë mirë që nuk është kështu. Të gjithë lojtarët që kam pasur gjatë këtij rrugëtimi më kanë dhënë shumë. Ne kemi pasur një marrëdhënie të shkëlqyer, dhashë dhe më dhanë edhe mua. Do ta jetoj bashkë me ta, do ta jetojmë edhe me Zhirunë dhe Kjaerin që tashmë e dimë se do të largohen nga ekipi sezonin e ardhshëm. Do të jetë një javë plot emocione për të gjithë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"