50 kartonë këtë sezon, ja kush është ekipi më i padisiplinuar në Angli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2023 | 13:00

50 kartonë këtë sezon, ja kush është ekipi më i padisiplinuar në Angli

Çelsi ka rekordin e tretë më të keq disiplinor në Europë këtë sezon. Blutë kanë vuajtur nga pezullime të një numri të lartë lojtarësh këtë sezon, me Konor Gallagerin, pjesëtarin e fundit të skuadrës që u pezullua pasi u ndëshkua në ndeshjen me Brajtonin.

gallager

Kjo bëri që mesfushori të humbiste përballjen e mesjavës me Mançester Junajtidin, ndeshje që e humbën 2-1. Gallager ishte lojtari i tretë që u ndëshkua me të kuqe te Çelsi këtë sezon, pas Malo Gustos dhe Ris Xhejmsit.

Nikolas Xhekson gjithashtu ka mbetur jashtë fushës për shkak të plotësimit së numrit të kartonëve të verdhë. Në të vërtetë, në total, blutë kanë grumbulluar tashmë 50 kartonë këtë sezon, 47 të verdhë dhe tre të kuq. Megjithatë, ndërsa ata janë skuadra më e padisiplinuar e Premier Ligës, ata mbeten larg ekipeve më “të pista” të kontinentit.

Në dhjetë skuadrat me më shumë kartonë këtë sezon, katër janë ekipe të Premier Ligës. Brajtoni renditet i teti në klasifikim me 45 kartonë, dy prej të cilëve kanë qenë të kuq. Shefilld Junajtid ka grumbulluar 46 kartonë, ndërsa 44 janë kartonë të verdhë. Uolvesi ka dy më shumë 48 në total, 45 të verdhë dhe tre të kuq.

Çelsi i lë pas, me 50 kartonë, por nuk është në krye të klasifikimit. Skuadra e La Ligës, Kadizi, lë pas skuadrën e Mauricio Poçetinos me 54 kartonë, pesë prej të cilëve kanë qenë të kuq. Megjithatë, ata janë ende larg rekordit të Getafes. Skuadra tjetër spanjolle ka marrë 66 kartonë këtë sezon, 61 të verdhë dhe pesë të kuq.

465798798

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"