33 gola të realizuar këtë sezon, cilët janë binjakët shqiptarë që po “çmendin” Italinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2022 | 0:00

33 gola të realizuar këtë sezon, cilët janë binjakët shqiptarë që po “çmendin” Italinë

Stiven e Kristian Shpendi, janë 2 binjakët shqiptarë që po “çmendin” Italinë me golat e tyre. Vetëm 18-vjeç, talentet shqiptarë kanë arritur të realizojnë plot 33 gola në total me fanellën e Çezenës U-19.

Binjaket

Stiven Shpendi është ai që kryeson listën e golashënuesve këtë sezon me 19 gola të realizuar, ndërkohë që vëllai i tij binjak, Kristiani, renditet në vendin e katërt të listës së golashënuesve, me 14 gola të shënuar.

Golat Shpendi

Skuadra e tyre, Çezena, kryeson kampionatin me 50 pikë në 21 ndeshje, e ndjekur nga Lacio me 43 pikë në 22 ndeshje. Meritë më të madhe për këtë ecuri spektakolare të bardhezinjve, e kanë padyshim vëllezërit shqiptarë, që falë golave të tyre, i kanë siguruar kryesimin Çezenës, në kampionatin e 19-vjeçarëve.

Një fakt interesant që vlen të theksohet është se si Sitven ashtu dhe Kristian, janë pjesën e Kombëtares U-19 të Shqipërisë. Ata gjithashtu janë kontingjent edhe i ekipit të parë të Çezenës që militon në Serinë C. Edhe pse vetëm 18-vjeçarë, binjakët shqiptarë po shfaqin klas prej bomberi të vërtetë.

Për sa i përket kombëtares kuqezi, Kristian Shpendi është aktivizuar 8 ndeshje me Shqipërinë U-19 ku ka shënuar 3 gola, ndërsa Stiven është aktivizuar vetëm 2 ndeshje, pa mundur të gjejë rrugën e rrjetës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"