28 Nëntori, peshëngritësit Begaj e Godelli ngrenë flamurin në Vlorë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2014 | 10:48

28 Nëntori, peshëngritësit Begaj e Godelli ngrenë flamurin në Vlorë

GodelliDy kampionët e botës në peshëngritje, Daniel Godelli dhe Romela Begaj, kanë ngritur flamurin në Vlorë me rastin e 102-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. E gjithë Shqipëria është veshur kuq e zi, ndërsa festimet u zhvilluan paralel në Vlorë dhe në Tiranë. Më 28 nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin dhe shpalli mëvetësinë e Shqipërisë së copëtuar, ndërsa 102 vite më pas në mënyrë simbolike kjo iu besua dy kampionëve të botës në Peshëngritje, Romela Begaj e Daniel Godelli. Në momentin e ngritjes së flamurit, të pranishëm ishin edhe presidenti i Republikës, Bujar Nishani, kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"