25 ndeshje pa humbje në shtëpi për “qytetarët”, njihuni me statistikat më interesante të Mançester Siti-Real Madrid

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2023 | 13:50

25 ndeshje pa humbje në shtëpi për “qytetarët”, njihuni me statistikat më interesante të Mançester Siti-Real Madrid

Siti ka humbur vetëm 1 nga 5 përballjet e fundit me Realin në Champions (3 fitore, 1 barazim), gjithnjë me Guardiolën në stol. – Reali nuk ka fituar në 4 transfertat me Sitin në Champions: 2 humbje, 2 barazime, duke u mundur në dy të fundit. E vetmja skuadër që Reali është përballur më shumë herë jashtë shtëpisë në këtë kompeticion pa fituar kurrë është Milani: 7 precedentë, 5 humbje, 2 barazime.

siti real

– Reali i ka fituar dy transfertat e fundit ndaj ekipeve angleze në ndeshjet me eliminim direkt në Champions (të dyja këtë sezon). Vetëm një ekip ka fituar tri ndeshje radhazi në transfertë ndaj ekipeve angleze në fazat me eliminim direkt: Barcelona mes sezoneve 2013/’14 dhe 2015/’16.

– Siti është i pamposhtur në 25 ndeshjet e fundit në “Etihad” në Champions: 23 fitore, 2 barazime. Lioni ishte ekipi i fundit që fitoi në Mançester në shtator 2018. Vetëm dy ekipe në histori kanë regjistruar një seri pathyeshmërie më të gjatë në shtëpi: 38 ndeshje Barcelona (2013-‘20) dhe 29 Bajerni i Mynihut (1998-2002).

– Kjo do të jetë ndeshja e 191- të e Karlo Ançelotit në Champions, më shumë se çdo trajner tjetër në historinë e kompeticionit, duke lënë pas Sër Aleks Fergusonin (190).

– Siti është eliminuar në dy nga tre precedentët në gjysmëfinalet e Champions-it, të dyja kundër Realit (2015/’16 dhe 2021/’22). Nëse nuk shkon sot në finale, atëherë do të ishte hera e parë që eliminohej nga e njëjta skuadër në gjysmëfinale në dy edicione radhazi të Champions-it.

– Vinicius Zhunior ka marrë pjesë në 12 gol në 11 prezencat e tij në Champions këtë sezon, duke shënuar 7 gola dhe shërbyer 5 asiste.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"