21 gola në 25 ndeshje në Serbi, Milani siguron sulmuesin 17-vjeçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2023 | 9:00

21 gola në 25 ndeshje në Serbi, Milani siguron sulmuesin 17-vjeçar

Misioni i përmbushur me sukses. Matija Popoviç, sulmues i lindur në vitin 2006, do të vijë në janar si transferim i lirë nga Partizani i Beogradit. Sipas “Sky”, është arritur një marrëveshje me lojtarin serb, kontrata e të cilit me Partizanin e Beogradit skadon më 31 dhjetor dhe për këtë arsye do të mbërrijë te Milani falas.

popovic

Mungojnë vetëm detajet, më pas 17-vjeçari, në realitet do t’i mbushë më 8 janar, datë pas së cilës pritet të mbërrijë në Itali, do të mund t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore dhe të nënshkruajë kontratën e re.

Marrëveshje prej 4 vitesh e gjysmë për një lojtar me perspektivë, në të cilin drejtuesit besojnë shumë. Matija Popoviçi do të stërvitet menjëherë me ekipin e parë. I gjatë 195 centimetra, ai është një lojtar teknik (me Partizanin ka shënuar 21 gola në 25 ndeshje) dhe nuk është për t’u habitur që mund të luajë edhe si fantazist.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"