15 gola në 9 ndeshje me të rinjtë, cili është sulmuesi shqiptar që po shkëlqen në Itali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2023 | 14:06

15 gola në 9 ndeshje me të rinjtë, cili është sulmuesi shqiptar që po shkëlqen në Itali

Luis Buzi është një futbollist shqiptar i lindur në Bolzano të Italisë, që së fundmi po tërheq vëmendjen në kampionatin e të rinjve, pasi shifrat e tij janë marramendëse.

BUZI Sulmuesi 18-vjeçar që luan për të rinjtë e SudTirolit ka shënuar 15 gola në nëntë ndeshje kampionati, si edhe tre gola të tjerë në Kupë.

maxresdefault

Me një mesatare prej 1.55 gola për ndeshje, performanca e sulmuesit e ka ndihmuar ekipin e tij të jetë në vendin e katërt në renditje.

l262885228744_tml2472477177601_447210607829_1701875316110526

Buzi mes dy kombëtareve, ka zgjedhur të përfaqësojë vendin e tij, teksa është grumbulluar në muajin nëntor nga Shqipëria U-19 e Ervin Bulkut, e cila u mund në të tria ndeshjet e luajtura për kualifikueset e Europianit. Buzi është aktivizuar në këto ndeshje si zëvendësues, duke luajtur në total 73 minuta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"