13 vite larg, Bekim Balaj gati të rikthehet për të luajtur me Vllazninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2023 | 9:25

13 vite larg, Bekim Balaj gati të rikthehet për të luajtur me Vllazninë

Vllaznia u ka dhënë fund dje përgatitjeve për takimin që do të luhet sot në orën 16:00 ndaj Laçit. Skuadra e drejtuar nga trajneri Mirel Josa do të synojë të marrë maksimumin.

balaj

Me përjashtim të të dëmtuarve Liridon Latifi, Lorik Boshnjaku dhe Darko Bulatoviç, Josa ka të gatshëm të gjithë lojtarët e tjerë, përfshirë këtu edhe afrimin e vetëm të merkatos, sulmuesin Bekim Bala.

Madje fokusi është te ky i fundit, pasi rikthehet të luajë me fanellën kuqeblu pas 13 vitesh. Sipas të gjitha gjasave ai do të luajë pak minuta në pjesën e dytë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"